Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koronavirusi dëmton rëndë linjat ajrore, nis humbja kolosale e vendeve të punës

02/05/2020
Konflikti i ndezur/SHBA-ja u ndalon kompanive ajrore amerikane fluturimet mbi Iran dhe Irak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Izolimi i njerëzve në shtëpi  dhe mbyllja e aeroporteve ka vënë në vështirësi të mëdha financiare edhe kompanite e fluturimeve.

Vetëm këtë javë, linjat ajrore më të mëdha dhe të fuqishme të Evropës thanë se do të duhet të mbyllin dhjetëra mijëra vende pune, si masë për të ulur kostot e tyre.

Ryanair (RYAAY), Lufthansa (DLAKY), British Airëays, Skandinav Airlines (SASDF) dhe Air France-KLM (AFLYY) mund të mbyllin deri në 32,000 vende pune. Industrisë së fluturimeve  do ti duhen vite që të shërohet nga pandemia.

Puna me kohë të pjesshme dhe pensioni i parakohshëm mund të zbusin goditjen për punonjësit e tyre, por CNN thotë se ka pak arsye për optimizëm.

“Ne po përballemi me sfidën më të madhe të historisë së viteve të fundit,” tha CEO i Lufthansa, Carsten Spohr,  “dhe po luftojmë për të ardhmen e kësaj kompanie dhe të ardhmen e afro 130,000 punonjësve të Lufthansa Group”.

Mbi 80 000 punëtorë të Lufthansa Group po punojnë me orar të reduktuar dhe  ka 3,000 fluturime ditore të anuluara, shifra më e keqe që nga vitit 1955.

Punëtorët e aviacionit përballen me një “tsunami të humbjeve të vendeve të punës”, tha Brian Strutton, sekretari i përgjithshëm  British Airline Pilots’ Association. Pa ndihmë nga qeveria, industria “do të shkatërrohet”, shtoi ai.

Të ardhurat globale pritet të bien me deri në 55% këtë vit, ose rreth 314 miliardë dollarë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Disa transportues të mëdhenj në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara tashmë po kërkojnë ndihma qeveritare.

Lufthansa që operon në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, është në “bisedime intensive” me qeverinë gjermane në lidhje me mbështetjen financiare, tha Spohr. Kompania tashmë ka marrë ndihmë nga qeveria zvicerane dhe është në negociata me qeveritë në Austri dhe Belgjikë.

Situata në SHBA

Ajo çfarë ndodh në Europë shërben si paralajmërin edhe për linjat ajrore në SHBA, të cilat tashmë raportojnë miliarda dollarë humbje për tremujorin e parë.

Ndërsa linjat ajrore amerikane nuk lejohen të largojnë asnjë nga puna, si kusht i paketës së tyre të shpëtimit prej 25 miliardë dollarësh, ky ndalim zgjat vetëm deri më 30 shtator.

Gjithsesi, shkurtimet e mëdha të vendeve të punës midis linjave ajrore amerikane duken të pashmangshme.

Tashmë, rreth 100,000 të punësuar vetëm në katër linjat ajrore kryesore – American (AAL), United (UAL), Delta (DAL) dhe Southëest (LUV) – kanë rënë dakord të marrin ulje pagash ose leje pa pagesë, disa për deri në nëntë muaj.

Burimi:CNN

Tags: demefluturimetkompaniteKoronavirusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.