Basha: Regjimi i facebook-ut u kujdes vetem per interesat e 10 oligarkëve

Basha: Regjimi i facebook-ut u kujdes vetem per interesat e 10 oligarkëve

88
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se regjimi i facebook-ut vendosi interesat e 10 oligarkëve mbi interesin e 3 milionë shqiptarëve, gjate ontervistes ne emisionin Opinion.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Çfarë i gjeni të mirë ju reagimit të qeverise këto 60 ditë?

Lulzim Basha: Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebookut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij
Pandemia, njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve. E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta. Tani paratë prapë shkojnë, siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë. E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë që inceneratorët janë një aferë korruptive. E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn. E dinë të gjithë. Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro.

Pyetje: Si dalin 400 milionë euro?

Lulzim Basha: Janë kontratat, janë kontratat. I keni ju, mund ta nxirrni prapë. Janë paratë që u paguan shteti incerneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit për të gjithë pjesën e kontatës 10, 15 sa vjet e kanë. Pra vetëm pagesa e incerneratorëve këtë vit do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë . Pra pandemic çfarë ka bërë në fund të fundit? Ka ekspozuar shtetin prej kartoni që u rrënua me goditjen e parë të tërmetit. E mbani mend që nuk kishte as kazma, as lopata, as doreza për të gërmuar, jo më qen shpëtimi. Dhe pandemia zbuloi tjetër gjë. Megjithëse kishim 1 muaj që u thonim merrni masa dhe thonin “kemi marrë masa, mos kini merak është grip i zakonshëm”, I gjeti pa masa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY