Pipero flet për valën e dytë dhe relaksimin në muajin Maj: Do...

Pipero flet për valën e dytë dhe relaksimin në muajin Maj: Do të kemi dhe plazhe

284
0
Shares

Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte në A2, dha disa lajme te mira per ata qe duan plazhin dhe detin. Edhe pse bota flet per masa dhe protokolle ne plazhe, sipas tij, “pandemia po kalon” dhe mundësia për një valë të dytë në verë “është e vogël”, duke theksuar se shqiptarët do të bëjnë plazh.

Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar”, deklaroi Pipero.

Në lidhje me frikën për një valë të dytë të Covid-19, Pipero u shpreh: “Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY