Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në 24 orë 7 arrestime në Tiranë, policia zbardh akuzat dhe motivet

29/04/2020
E rëndë në Burrel, 13 vjeçari në timon aksidentohet, në rrezik për jetën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Strukturat e Policisë kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, nga këta 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 3 kanë qenë të shpallur në kërkim.

–Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, i shtetasit A. M. alias A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit.

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Ngacmim seksual”, i shtetasit E. Q., 33 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 42 vjeç, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ Nr. 7, datë 23.03.2020, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

-Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

-Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Tags: arrestimedetajepoliciatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.