Një e moshuar rreth 87-vjeçe, mbylli sytë mesditën e sotme, vetëm 15 ditë pasi burri i saj ndërroi jetë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të koronavirusit.
Bëhet fjalë për çiftin e të moshuarve Delia të prekur me Covid 19 banues në pallatin 10 katesh në lagjen “15 tetori “ në Fier.
Të afërmit pohojnë se gruaja vuante edhe nga zemra. Ata pohojnë se e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur bashkëshorti i vdiq dhe e kishin transferuar në spitalin e Fierit për të qëndruar nën kujdesin e mjekëve, edhe pse rezultoi e shëruar.
Gruaja doli negative pas tamponëve të kryer në spitalin Infektiv dhe për këtë arsye doli nga spitali e shëruar dhe u transferua në Fier.
Që nga dita që mbërriti në Fier ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve duke qenë se kishte probleme shëndetësore të tjera, nga zemra, probleme me frymëmarrjen.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/