Gazetari zbulon se çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve në...

Gazetari zbulon se çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve në Durrës

310
0
Shares

Gazetari i Abc News Artan Hoxha deklaron se hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e viktimave në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët. Sipas gazetarit mesazhi i gjetur në telefonin e dy vëllezërve që u ekzekutuan, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.

“Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrollura. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.

Gati 40 persona janë shoqëruar për të ndihmuar në zbardhjen e krimit mes tyre dhe rojet e parkingut aty. Nga hetimet paraprake të kryera për këtë ngjarje, Policia dyshon se ekzekutimi i dy vëllezërve të ketë ndodhur si pasojë e të kaluarës së njërit prej tyre, duke qene se Besmir Haxhia rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë jashtë vendit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY