‘Vdekja’ e Kim Jong Un, Kina nis një delegacion në Kore të...

‘Vdekja’ e Kim Jong Un, Kina nis një delegacion në Kore të Veriut, zbulohet treni personal në breg të detit

739
0
Shares

The Guardian shkruan sot se Kina ka dërguar një grup me ekspertë mjekësorë dhe diplomatë në Korenë e Veriut, për t’u kujdesur për shëndetin e liderit të vendit Kim Jong Un.

Lajmi i disa mediave të huaja citon burime nga Kora e Jugut që kanë konfirmuar vizitën e mjekëve kinezë në vend.

“Lajmi për udhëtimin e mjekëve dhe zyrtarëve kinezë vjen mes raporteve kontradiktore për shëndetin e sundimtarit të Koresë së Veriut. Nuk ishte e qartë se çfarë sinjalizon ky udhëtim i ekipit kinez për sa i përket shëndetit të Kim. Një delegacion i udhëhequr nga një anëtar i vjetër i departamentit ndërkombëtar të partisë komuniste kineze u largua nga Pekini për në Korenë e Veriut të enjten“, i thanë dy burime Reuters.

Megjithatë ministria e Jashtme Kineze nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Daily NK, një uebfaqe me bazë në Seul, raportoi në fillim të kësaj jave se Kim po shërohej pasi i ishte nënshtruar një operacioni kardiovaskular në 12 Prill. Ajo citoi një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut.

Ndërkaq treni personal I familjes së Kim, afërsisht 250 metra i gjatë, edhe pse pjesërisht i mbuluar nga çatia e stacionit, është parë një stacion hekurudhor të rezervuar për t’u përdorur nga familja Kim në datat 15, 21 dhe 23 Pril,

Imazhet tregojnë se treni mbërriti diku para 21 Prillit dhe ishte akoma i pranishëm në 23 Prill, kur u duk se ishte ripozicionuar për nisje.

Kompleksi Ëonsan përfshin nëntë bujtina të mëdha dhe një qendër rekreacioni. Në qendër të bazave është një ndërtesë e madhe që u ndërtua menjëherë pasi Kim Jong Un erdhi në pushtet në vitin 2014. Ai gjithashtu përfshin një port të mbrojtur, poligon qitjeje, një porttë mbuluar për jahtin e tij gjigand etj.

Ngjitur me stacionin hekurudhor është një pistë e vogël që u përdor fillimisht për aeroplanët e lehta, por u shndërrua në gjysmën e dytë të 2019 në një pistë hipizmi, një ndër hobet kryesore të Kimit.

Dalja e fundit në publik e Kim Jong Un ishte një inspektim i një grupi të forcave ajrore në një fushë ajrore pa emër në perëndim të Koresë së Veriut.

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare, lideri koreano-verior ka ndërruar jetë ose është shumë pranë saj teksa një operacion në zemër që ka kryer nuk doli me sukses. Por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY