Ja si po nisin hapjen vendet evropiane

Ja si po nisin hapjen vendet evropiane

136
0
Shares

Qeveritë e disa vendeve evropiane po konsiderojnë heqjen e masave kufizuese, në mënyrë që të minimizojnë kolapsin në ekonomi.

Qeveria spanjolle e ka lënë në dorë të bashkive të vendosin për hapjen e zonave publike në varësi të situatës. Por vendi po përballet edhe me një shqetësim tjetër, më shumë  prindër i janë drejtuar psikologëve dhe pediatrëve për shkak të stresit që po kalojnë fëmijët e tyre kete periudhë.

Belgjika ka vendosur ndërkohë hapjen e të gjitha bizneseve dhe shkollave në mesin e muajit të ardhshëm. Lajmin e njoftoi kryeministrja Sofie Wilmes.

Fillimisht biznesi do të rinisë punën më 11 maj, dhe shkollat do të rihapen më 18 maj, megjithëse duke respektuar masat e distancimit social.

“Përhapja e virusit është ngadalësuar, por virusi nuk është zhdukur”, tha kryeministrja belge.

Italia e cila vendosi masat më të ashpëra dhe më të gjata në Europë për parandalimin e virusit, do të hapë javët e ardhshme industrinë tekstile, kantieret e ndërtimit, si dhe dyqanet e veshjeve. Më 18 maj është parashikuar edhe hapja e bareve dhe restoranteve si dhe qendrat estetike.

Megjithatë mediat theksojnë se gjithcka do të varet nga kurba e infeksionit.

Austria, Daminarka, dhe Zenlanda e Re, kanë lehtësuar më herët  masat e izolimit.

Greqia ndëkohë ka përfunduar planin për daljen nga izolimi, i cili do të perzantohet të hënën nga kryeministri Kiriakos Mitsotakis.

Heqja e masave është planifikuar të bëhet gradualisht, në katër faza duke nisur nga 4 maji, përfshirë dyqanet me pakicë. Një pjesë e shkollave fillore do të rihapen nga data 3 maj.  Ndërsa aktivitetet sportive do të lejohen më 1 qershor.

Grekët parashikojnë ti rikthehen plotësisht jetës normale më 15 qershor megjithëse duke respektuar masat e distancimit social në baret dhe restorantet, si dhe  në klubet e natës.

Ndryshe nga pjesa tjetër e vendeve të BE-së, Britania e Madhe nuk e ka ende në konsideratë lehtësimin e masave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY