VIDEO/Banorët e Topojës në Fier dalin në protestë: Jemi lënë në mëshirë...

VIDEO/Banorët e Topojës në Fier dalin në protestë: Jemi lënë në mëshirë të fatit, nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë

165
0
Shares

Gjithe kjo periudhe e veshtire eshte shenuar me protesta dhe pakenaqesi nga qytetaret, te cilet padyshim jane ata qe vuajne me shume nga çdo vendim që merret.

Pas protestave te grave për fasoneritë, banorët e Njesisë Vendore Topojë në Fier protestuan sot pasi thonë se janë lënë në harresë nga shteti.

Ata thonë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe si fermerë nuk trajtohen as me ndihmë ekonomike. Banorët që jetojnë me bujqësi thonë se nuk kanë mundësi as të shesin dhe as të punojnë për prodhimet e stinës për shkak të situatës.

Ata apeluan për vëmendje nga qeveria pasi janë në vështirësi dhe kërkuan që të përfshihen në paketat e ndihmës sepse nuk kanë marrë asgjë deri tani. Banorët thanë se janë në vështirësi ekononomike por edhe në pamundësi për të dalë në treg me produktet e tyre dhe për pasojë nuk kanë asnjë të ardhur.

Situatën e këtyre banorëve e denoncoi edhe kreu i PD Fier, Luan Baçi:

“Banoret e Njësisë Vendore Topojë në Fier të revoltuar dhe të lodhur nga gënjeshtrat e Ramës dhe qeverisë së tij, pa pune të izoluar, pa ndihma të mashtruar, pa shpresë të gënjyer, sot ata kane vetëm një thirrje. Rama ik”.

Banoret e NJ .V. Topoje Fier te revoltuar dhe te lodhur nga genjeshtrat e Rames dhe qeverise se tij, pa pune te izoluar, pa ndihma te mashtruar, pa shprese te genjyer, sot ata kane vetem nje thirrje Rama ik

Publiée par Luan Baçi sur Vendredi 24 avril 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY