DETAJE/58% e të prekurve me koronavirus janë shëruar, sa pacientë ndodhen të...

DETAJE/58% e të prekurve me koronavirus janë shëruar, sa pacientë ndodhen të shtruar në spital

96
0
Shares

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste,  duke e çuar në 678 numrin e të prekurve.Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19” njoftoi Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga totali i rasteve të reja, 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            285 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          18 raste

– Fier                 36 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          103 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 raste

– Has                14 raste

– Krujë              65 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           5 raste

– Kukës           12 rast

-Mallakastër     1 raste

– Kurbin            29 raste

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2565476610367421/?t=1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY