Ndonëse Kruja u kthye në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, pasi numrat u rritën frikshëm në pak kohë, lajme të mira vijnë nga ky qytet.
Burime nga ministria e Shëndetësisë bënë me dije për ‘BW’ se fatmirësisht brenda 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast pozitiv që vjen nga Kruja.
Kujtojmë se vatra infeksioni në këtë qytet u bënë disa fasoneri, të cilat tashmë janë gjobitur dhe nga ISHSH për mungesë të kushteve të kërkuara nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në Krujë numri i personave të prekur në total është 65.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/