Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas dorëheqjes se kryebashkiakut të Durrësit, reagon Bylykbashi: Këtë çorbë i servir Edi Rama durrsakëve!E përzien Dako me lugë druri

23/04/2020
PD: Të arrestohet urgjentisht Vangjush Dako, po u jep leje ndërtimi bandave në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të komanduar të bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Bylykbashi e cilëson “çorba që Rama gatuan në tenxheren e nxirosur që quhet Bashkia Durrës, e përzien Dako me lugë druri nga pas perdes.

Ai thekson se Edi Rama po e zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë antikushtetuese deri më 23 qershor dhe kjo do të thotë që zgjedhjet ku durrsakët të caktojnë kush do t’i qeverisë nuk do të mbahen para gjysmës së dytë të gushtit në rastin më të mirë, edhe sikur të stabilizohet gjendja e pandemisë.

POSTIMI I BYLYKBASHIT

Shtepia e Leshterikut
Durresi nuk ka me bashki dhe kryetar bashkie te zgjedhur. Vangjush Dako nuk mund te vazhdonte vepren e tij monumentale te shkaterrimit te qytetit. Pas damkes se Departamentit te Shtetit dhe skandalit te shitblerjes se votave qe nxorren Zeri i Amerikes dhe Bild, figura e tij publike iu shkri Rames si akullore ne dore.

Durresi nuk e ka bashkine dhe nje kryetar te zgjedhur qe prej 30 qershorit kur ne krye te saj u emerua nje kryetare qe nuk mori as 13 perqind te votave dhe ku madje nje pjese e tyre ishin te manipuluara.‎ Ajo kryetare dha doreheqjen mu ne mes te katastrofes se termetit. Ne vend qe te ishte ne balle te nje prej tragjedive dhe krizave me te medha qe kishte goditur Durresin, ajo u dorehoq nga detyra.

Nenkryetari qe e zevendesoi u dorehoq pas pak kohesh sepse ishte i semure dhe ne vend te saj u caktua nga Keshilli Bashkiak socialist, nje drejtoreshe qe ishte emeruar me shpejtesi nenkryetare. Por nenkryetari i dorehequr u rikthye dhe rimori detyren e nenkryetarit kryetar. Mos u çuditni fare.

Sot ai dha doreheqjen e parevokueshme. Ne letren e tij thoshte qe dorehiqej nga posti i nenkryetarit te emeruar kryetar. A do rikthehet drejtoresha nenkryetare e caktuar kryetare e perkoheshme? Apo do te vendoset ndonje nga nenkryetaret qe askush nuk di c’pune bejne?

Nuk eshte loje fjalesh. Kjo eshte corba qe Edi Rama gatuan ne ate tenxheren e nxirosur qe quhet Bashkia Durres, corbe te cilen e perzien Dako me luge druri nga pas perdes. Kete corbe i servir Edi Rama durrsakeve. Jo pak por mbi 300 mije banoreve te bashkise.‎ Pushtet vendor autonom e qe nuk varet nga qeveria, sic kerkon Kushtetuta, nuk ka me ne Durres.

Pushteti qe u bazua ne fitore me blerje votash, presione dhe banda qe udheheqin fushaten, ka degjeneruar ne emerim de facto te kryetarit te komitetit ekzekutiv si ne kohe te komunizmit nga Qeveria ne Tirane me vule noteri nga keshilli bashkiak socialist. Kryetar i emeruar dhe keshill njepartiak. Turp! Nuk ka pse çuditet kush pse te demtuarit nga termeti nuk marrin demshperblimin, qerate apo ndihmen per pandemine. Nuk ka çudi pse biznesit bashkia i kerkon taksat ne kete situate kur bizneset ose jane mbyllur ose po japin shpirt, sepse nuk ka pushtet vendor te dale nga vota e durrsakeve por nga stilografi i Edi Rames.

Edi Rama po e zgjat gjendjen e jashtezakonshme ne menyre antikushtetuese deri me 23 qershor. Kjo do te thote qe zgjedhjet ku durrsaket te caktojne kush do t’i qeverise nuk do te mbahen para gjysmes se dyte te gushtit ne rastin me te mire, edhe sikur te stabilizohet gjendja e pandemise. Sigurisht Rama do ta shtyje serish gjendjen e fatkeqesise natyrore e per rrjedhoje edhe zgjedhjet vendore. Keshtuqe durrsakeve do tu serviret e njejta corbe tek mensa qe formalisht quhet bashki.

Kush ka ndjekur seriali amerikan House of Cards apo Shtepia e Letrave (si ato shtepite e ndertuara me letra bixhozi), e ka parasysh se si ne ate sajese televizive, presidentet e SHBA nderroheshin pa zgjedhje por me makinacione e intriga. Do te ishte llaf i madh ‎ta quanim me te njejtin titull kete sage te turpshme ne Durres, kur kryetaret anonime perplasen tek shkallet e bashkise si leshteriku ne bregun e Vollges apo sic e quajme tani, lungomares. Maksimumi mund ta quajme “Shtepia e Leshterikut”.

/DRONI.al/

Tags: BylykbashiDOREHEQJADurreskryetarireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.