Deputeti Adriatik Alimadhi i shtohet listës së së të shëruarve nga Covid-19.
Ai ka rezultuar negativ në testin e kryer. Alimadhi u shtrua te spitali infektiv më 27 mars pasi pati simptoma të koronavirusit dhe gjendja e tij u përkeqësua.
Sipas mjekëve ai kishte dhe sëmundje shoqëruese, pasi vuante nga hepatiti kronik. Po sot ka lënë spitalin Infektiv edhe mjeku Roland Xhaxho, gjithashtu i shëruar nga Covid-19.
Siç bejne me dije gazetaret, mjeku Xhaxho ka ndarë edhe një tortë për mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer, para se të largohej.
Në raportimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë, u bë e ditur se u konfirmuan edhe 25 raste të reja duke e çuar në 602 numrin total të të infektuarve me Covid-19 në vend.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/