Strukturat e Policisë kanë vijuar punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat”,bene arrestimin në flagrancë te shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim”;
•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/