Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Masat e reja ndëshkuese nuk bëjnë derman”, Vokshi: Kodi i ndryshuar Penal mbron vetëm të drejtat e pushtetit të dhunshëm

17/04/2020
Shqipëria zbret 7 vende, PD-ndërkombëtarve: Sillni misione monitorimi për situatën e rëndë të medias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet e miratuara dje ne Kuvend per ashpersimet ne Kodin Penal. 

Vokshi shkruan e bindur se ashpërsimi i masave për dhunën në familje- janë propagandë e qeverisë që po tenton të mbulojë dështimin spektakolar me dhunën në familje.

Sipas saj, Në 4 vite qeverisje, qeveria dhe Rama nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse. Ne analizen e saj, Vokshi thotë se problemi nuk qëndron te Kodi Penal e masat ndëshkuese. Problemi kryesor, sipas saj, është që lufta kundër dhunës në familje nuk ka qene kurrë prioritet e nuk është marrë kurrë me seriozitet nga Qeveria Rama 1&2.

POSTIMI I ISH-DEPUTETES

Kodi Penal i një pushteti të dhunshëm! Ndryshimet #Antikushtetuese të Kodit Penal, ashpërsimi i masave për dhunën në familje- janë propagandë e qeverisë që po tenton të mbulojë dështimin spektakolar me dhunën në familje.

Në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse. Statistikat e #dhunës në #familje në Shqipëri kanë treguar që rritja e masës së ndëshkimit të dhunuesve nuk ka sjellë uljen e numrit të rasteve të dhunës.

Problemi nuk qëndron te Kodi Penal e masat ndëshkuese. Problemi kryesor është që lufta kundër dhunës në familje nuk ka qene kurrë prioritet e nuk është marrë kurrë me seriozitet nga Qeveria Rama 1&2. Nëse ke shkatërruar me sukses në 7 vite një mekanizëm të tërë referimi, masat e reja e të vjetra ndëshkuese, nuk bëjnë derman.

Në dhjetor 2017, 10 deputetë të PD mes të cilëve edhe Kryetari i PD Basha, propozuan një rezolutë me nisma konkrete për disa insitucione shtetërore shoqëruar me afatet përkatëse, që nëse zbatoheshin do të reduktonin ndjeshëm dhunën në familje.

Rezoluta e PD kërkonte:
Rishikimin dhe forcimin e të gjithë mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e dhunës apo edhe të rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e pushtetit qendror, pushtetit vendor, Policisë së Shtetit, prokurorisë, parlamentit, shoqërisë civile e medias. Po ashtu, Rezoluta parashikonte edhe masa për ndihmë të drejtpërdrejtë për forcimin ekonomik të grave që kishin pësuar dhunë.

Por, më shumë se dy vjet pas miratimit në Kuvend të kësaj rezolute, Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, nuk është bërë asgjë për implementimin e saj. Shifrat e dhunës në familje, krahasuar me dy vjet më parë, janë alarmante. Duket njëjtë me bilanci lufte!

Një studim i fundit i OSBE ka publikuar shifra tronditëse: 67% ose rreth 1 milionë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune. Janë mbi 2600 raste dhune në ditë, ku rreth 1800 raste mbeten të padenoncuara.

Arësyet?
– Mekanizmi i referimit të dhunës në familje është #shkatërruar;
– Kryeministri bëhet shpesh nxitës i dhunës në familje;
– Institucionet shtetërore nuk #mbrojnë #gratë, por #dhunuesit, kriminelët, trafikantët apo familjarët e deputetëve te Ramës.

Kodi i ndryshuar Penal mbron vetëm të drejtat e pushtetit të dhunshëm dhe këtë dëshmoi votimi sot në parlament i dënimeve me burg, për secilin prej nesh, që del nga shtëpia pa lejen e Edi Ramës!

#NdryshimetNëKodPenalAntikushtetuese

/DRONI.al/

Tags: Albana vokshikodi penalndryshimetreagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.