Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“ Paketat në letër as nuk hahen, as nuk pihen”

16/04/2020
VIDEO/”Jo debat politik”, Basha në komunikim virtual me gazetarët: Qeveria të rritë numrin e testimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Paketat në letër as nuk hahen, as nuk pihen”, tha sot kreu i opozites Lulzim Basha. Qeveria të vërë në lëvizje paketën e dytë të ndihmës dhe të mos nxisë mbylljen e vendeve të punës me vendime të gabuara.

Deklaratat e Bashes:

Ditën e hënë është lançuar paketa e dytë, sot është dita e enjte dhe ne ende nuk kemi detajet zyrtare rreth kësaj pakete. Kërkoj menjëherë aktet administrative të vihen në lëvizje edhe për paketën e dytë, sepse paketat që ngelen në letër dhe nuk zbatohen as nuk hahen, as nuk pihen, as u vinë në ndihmë njerëzve. Natyrisht përshëndes ndihmën për punonjësit që janë larguar nga puna gjatë pandemisë, por duhet të theksoj se përqasje paketës së dytë dhe vonesa në nxjerrjen e saj ka nxjerrë në pah një problem. Duke qenë të vonuar në mbështetjen që duhet t’i jepnim biznesit, tani në vend që mbështesim vazhdimin apo mbajtjen hapur të bizneseve dhe mbajtjen e marrëdhënies së punës që këto biznese kanë me të punësuarit, pra në vend që të bëjmë gjithçka që mos të ketë largime nga puna, në vend që të kemi këtë synim strategjik përmes masave mbështetëse, kjo inkurajoi të kundërtën. Synimi duhet të jetë dhe të shpallet që masat mbështetëse përmes financimit dhe përmes lehtësirave fiskale të mundësojmë që biznesi të mos detyrohet të largojë punonjësit nga puna. Në qoftë se 5 javë pas krizës shpallet, siç është shpallur në deklaratën e së hënës, se do të paguajë punonjësit e larguar apo të pezulluar nga puna kjo duket si një thirrje cinike për t’i thënë biznesit privat që të pushojë njerëzit nga puna se vetëm kështu punonjësit mund të përfitojnë nga ndihma shtetërore, ndërkohë që po i mbajte në punë paguaji vetë edhe nëse nuk e përballon dot shërbimin. Pra është një thirrje e qartë për falimentim. Kjo përqasje nuk e ndihmon ruajtjen e vendeve të punës dhe nuk ndihmon për të mbajtur lart konsumin e përgjithshëm, përkundrazi është një qasje që dëmton biznesin, dëmton punëmarrësit e larguar dhe dëmton konsumin.

“Luga bosh e qeverisë”, Basha: Paketat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme. E para është zbatuar për pak njerëz, e dyta akoma nuk ka hyrë në fuqi.

Pyetje: A janë të mjaftueshme dy paketat e qeverisë?

Lulzim Basha: Në volumin financiar janë të pamjaftueshme, janë 2/3 e paketës së parë të Kosovës. Në mënyrën sesi I trajtojnë problemet e qytetarëve janë të pamjaftueshme. Në qoftë se e marrim të mirëqenë paketën e dytë, e cila deri në këto momente që flasim nuk e di të jetë bërë efektive, pra nuk kemi një akt qeveritar, një akt ligjor zyrtar, ligjor që e vë në lëvizje paketën e dytë, pra nëqoftëse e marrim të mirëqenë, prapë se prapë në total trajton më pak se 10% të popullatës, e cila ndodhet në probleme të thella ekonomike për shkak të pandemisë. Dhe këtu bëhet fjalë për të papunët, bëhet fjalë për njerëzit në asisetencën sociale, bëhet fjalë për njerëzit që janë në shtrëngesën totale ekonomike, por nuk e përfitojnë asistencën sociale, bëhet fjalë për të vetëpunësuarit që kanë humbur të ardhurat për shkak të mbylljes së biznesit, bëhet fjalë për të punësuarit në biznese që ose janë mbyllur për shkak të masave ose kanë qëndruar hapur dhe nuk kanë përfituar asgjë për shkak të rënies së konsumit. Pra, pasojat e krizës janë ndjerë në një spektër shumë më të gjërë, ndërsa ndihma në letër, pra vendimet në letër e japin ndihmën me pikatore dhe me vonesë. Sipas të dhënave tona nuk bëhen as 10 mijë ata që kanë marrë ndihmën nga paketa e parë, paketa e dytë vetëm është shpallur dhe akoma nuk është vënë në lëvizje.

Sot, 5 javë pasi ka filluar zyrtarisht edhe regjimi i distancimit social dhe i karantimit de facto jemi jashtëzakonisht vonë dhe pasojat po ndihen dhe dhimbja po ndihet në çdo familje. Prandaj përgjigjja e shkurtër është Jo. Të dyja paketat nuk janë të mjaftueshme dhe zbatimi i paketave lë shumë për të dëshiruar. E para akoma nuk është zbatuar, e dyta akoma nuk është zbardhur. Kjo është të mbushësh njerëzit me lugë bosh dhe me lugë bosh nuk mbushet as barku i vogëlushëve, as xhepat e të papunëve dhe as tryezat e të pamundurve.

Tags: Basha koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.