Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Kukës, mes të...

Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Kukës, mes të prekurve dy infermierë

112
0
Shares

Pas rastit të parë një Kukës me Covid që u publikua një ditë më parë, sot janë shtuar dhe 5 të prekur të rinj.

Burime të ABC News tregojnë se  4 prej tyre janë rrethi i ngushtë i familjes së infermierit që u konfirmua pozitiv të martën, ndërsa personi i pestë është një tjetër infermiere.

Kujtojmë këtu që infermieri që u raportua nga Minisria e Shëndetësisë si i infektuar ka shoqëruar për një spitalin Covid 19 një të moshuar nga Hasi pak ditë më parë. Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga pacineti.

Në total në 24 orë në Kukës janë marrë 58 tamponë dhe përgjigjia ka qënë pozitive për 5 persona. Kështu që në Kukës numri i të prekurve nga virusi i ri shkon në 6 persona.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY