Pedagogia e Oxford: Vaksina e koronavirus mund të jetë gati në shtator

Pedagogia e Oxford: Vaksina e koronavirus mund të jetë gati në shtator

107
0
Shares

Një profesoreshë e Oksfordit ka pohuar se një vaksinë për Covid-19 mund të jetë gati deri në vjeshtë.

Sarah Gilbert është profesore e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit dhe drejton një ekip studiuesish në zhvillimin e një vaksine për koronavirusin, i cili deri më tani ka infektuar më shumë se 1.7 milion në të gjithë botën.

Numri i vdekjeve globale Covid-19 kaloi 100,000 të Premten, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Pedagogia Gilbert i tha The Times se ajo ishte “80 përqind e sigurt” vaksina që po zhvillohej nga ekipi i saj do të ishte e suksesshme në mbrojtjen e njerëzve kundër sëmundjes.

Ajo u citua të thoshte: “Mendoj që mundësia që kjo të funksionojë është shumë e lartë bazuar në provat e tjeraqë kemi bërë me këtë vaksinë. Ky nuk është thjesht një hamendësim dhe ndërsa javët kalojnë kemi më shumë të dhëna ku të referohemi.“

Shumë ekspertë janë shprehur që zbulimi dhe shpërndarja e vaksinës së COVID-19 mund të zgjasë deri në 18 muaj, por Gilbert dëshiron të përshpejtojë procesin e provave klinike duke lejuar vullnetarë të investohen në rrugë natyrale. Sipas saj vullnetarë nga vende që nuk kanë masa të detyrueshme izolimi do ishin ata me rezultate më të mira.

Nëse ndonjë nga ato vende e ka nivelin e transmetimit të virusit të lartë, ne do të jemi në gjendje të marrim rezultatet e dëshiruara me shpejt. Izolimi total e bën këtë më të vështirë. Në nuk kemi për qëllim krijimin e imunitetit të tufës, por duam që të vullnetarët të jenë të ekspozuar në mënyrë që të marrim rezultate të sakta.”

Sipas Gilbert krijimi j vaksinës deri në Shtator ‘është e mundur nëse çdo gjë shkon siç duhet me provat’ por që nuk ka siguri absolute për këtë gjë.

Pergaditi: E.Hoxha/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY