Numri i të infektuarëve rritet ndjeshëm brenda 24 orëve, detaje mbi gjendjen...

Numri i të infektuarëve rritet ndjeshëm brenda 24 orëve, detaje mbi gjendjen e pacientëve të shtruar

127
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 17 raste të reja nga 259 të testuar duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 433.

Rastet e reja ishin në Tiranë (10), Shkodër (3), dhe nga një rast në Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës.

Qytetet më të prekura janë Tiranë, Durrësi, Fier dhe Shkodra, ndërsa deri më tani janë shënuar 24 të vdekur.

E PLOTE/ 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja, shkon në 433 numri i të prekurve 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 197 numri i të shëruarve.

Prof. Mira Rakacolli
Zv/Ministre e Shëndetësisē

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY