Koronavirusi shkon deri në fisin e largët të Amazonës, rrezikon të zhduket...

Koronavirusi shkon deri në fisin e largët të Amazonës, rrezikon të zhduket i gjithi

129
0
Shares

Një fis i largët i Amazonës ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit pasi një pjesëtar 15 vjecar I tij, u sëmur rëndë me Covid 19.  I riu, i cili i përket komunitetit Yanomami përgjatë kufirit të Brazilit me Venezuelën, ndodhet aktualisht në repartin e terapisë intensive.

Ai u shtrua në 3 prill në Spitalin e Përgjithshëm të Roraima, me gulcime të forta, dhimbje gjoksi, dhimbje të fytit dhe ethe.

Fisi Yanomami besohet të jetë popullata indigjene më e madhe e Brazilit dhe shtrihet në mbi 200 fshatra. Ata janë një komunitet i largët, por mësohet se djali ishte kthyer në rezervatin e ndodhur në brigjet e lumit Mucajaí pas mbylljes së shkollave, si mase për frenimin e epidemisë në Brazil. Shtatë pjesëtarë fisesh janë prekur nga virusi vdekjeprurës në mbarë Amazonën. Infektimi i tyre ka shtuar frikën e ekspertëve mjekësorë të Brazilit se komunitetet autoktonë të vendit po përballen me një krizë të paprecedent.

Pleqtë atje janë më të rrezikuarit dhe sic thuhet, vdekja e tyre do t`i privonte fiset nga “ mencuria e të mocmëve dhe hierarkia e vlerave”, cka mund të shkaktojë kaos në strukturat e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY