Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Orgest Bilbili, dyshime per lidhje me disa vrasje dhe se shkrepi këmbëzën tek atentati ndaj Arjan Ndojës

10/04/2020
30-vjeçari në kërkim u plagos nga efektivi, reagon policia: Si ndodhi ngjarja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Elton Qyno

I veshur me kapuç leshi në ditën plot diell, si i tërhoqi vëmendjen policit të “Shqiponjave” njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Kush është Bilbili, lidhja e tij në disa vrasje dhe dyshimet si qitës tek atentati ndaj Arjan Ndojës në Durrës.
Orgest Bilbili, njeriu i arrestuar mesditën e sotme në rrugën “Sitki Çiço”, në Tiranë njihet si lidhje e afërt me “Julin e Pashakos” në Lushnjë.

Nuk dihet se ku ishte destinacioni i Bilbilit ditën e sotme, por me vete ai kishte një armë zjarri, ku tashmë janë ngritur dyshime se, killeri mund të përgatitej për një vrasje të radhës.
Pa ndjekje operative, pa forca të shumta në teren, pa ndihmën e RENEA-s, është kapur në Tiranë krejt rastësisht një ndër njerëzit kryesorë që kërkohet nga drejtësia Shqiptare dhe i dyshuar në disa krime të rënda, vrasje, Orgest Bilbili.

Për kapjen e Bilbilit dhe mikut të tij Haxhiu, policia kishte vendosur një shpërblim financiar prej 50 mijë euro, për këdo që jepte informacion të saktë për këtë shtetas.

Por sot ka mjaftuar një polic i vetëm që të bëjë mrekullinë dhe të parandalojë një killer, si Orgest Bilbili, i cili edhe pse e ka kërcënuar me armë policit, duke i pohuar se do e qëllojë, sërish efektivi i policisë e ka neutralizuar, duke e plagosur në këmbë dhe më pas e ka arrestuar.

Polici ka konstatuar një person me kapuç në kokë dhe menjëherë ka vepruar, pasi i ka bërë përshtypje ky njeri që ecte në rrugë me kapuç leshi në kokë, ndërkohë moti ka qenë i ngrohtë.
Ai i është afruar këtij personi dhe i ka kërkuar autorizimin për lëvizje njëkohësisht dhe kartën e identitetit. Por personazhi që mbante në kokë kapuç leshi, i ka pohuar se nuk kishte autorizim dhe ka filluar të mbajë distancë me policin dhe më tej të largohet me vrap.

Nga pas i është vënë punonjësi i policisë,i cili i ka kërkuar të ndalojë por Bilbili, i ka nxjerrë një armë pistoletë, duke e kërcënuar se nëse e ndiqte, do e qëllonte menjëherë.

Efektivi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër dhe mandej një herë të vetme në këmbë, duke bërë që Bilbili të rrëzohet në trotuar dhe mandej të arrestohet nga punonjësi i policisë.

Atë që nuk e bëri dot për disa herë Grupi i Operacioneve Speciale, RENEA dhe FNSH, sot e bëri një polic i vetëm, dhe padyshim i takon atij i gjithë shpërblimi financiar që policia kishte vendosur për kapjen e këtij personazhi kaq të rrezikshëm.

Bilbili strehohej në Tiranë pa u shqetësuar nga askush, ndërkohë që FNSH dhe RENEA, ka kryer disa operacione pa rezultat për kapjen e Bilibilit dhe Haxhiut në fshatrat e Lushnjës.
Haxhiu dhe Bilbili, prej disa vitesh ishin në kërkim, ndërkohë që kohët e fundit policia e shtetit, kishte ngritur dyshime të forta se kjo dyshe, vepronte në disa qytete, si killera me pagesë.

Haxhiu dhe Bilbili janë shpallur në kërkim me një vendim të gjykatës së Lushnjës për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.
Ndërkohë objektivi i atentatit ishte në fakt, nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i cili shpëtoi mrekullisht. Për këta ngjarje ata nuk mundën të arrestohen nga policia e Lushnjës dhe ajo e Fierit, ndërsa më pas këto dy personazhe dyshohet shumë se kanë ekzekutuar Besmir Kidën dhe biznesmenit Ardian Boriçit, i cili u vra në lokalin e tij në Lushnjë.

Orgest Bilbili, rezulton i dënuar në mungesë për drogë me 7.4 vite burgim, ka njohje dhe dyshohet se është pjesë e grupit shoqëror të Julit të Pashakos, në Lushjë. Policia ka ngritur dyshime për Bilbilin, se së bashku me Lart Haxhiun, ishin qitësit kryesorë në atentatin kundër Landi Muharremit, prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, dhe shoferit të tij Andi Maloku.

Por për këtë ngjarje, ende nuk ka asnjë masë sigurimi për këta dy persona, por vetëm një të arrestuar dhe ai është Rexhep Rraja. \
Bilbili është nipi i Luan Bilbilit, i vrarë në 18 korrik 1998 në vendin e quajtur “Kodra e Ullinjve” në Lushnjë, nga anëtarët e bandës së Aldo Bares.

Por Bilbili, konsiderohet si shoku i ngushtë dhe bashkëautor në disa krime në Lushnjë me, Lart Haxhiun, një tjetër personazh i botës së krimit në këtë qytet që është kthyer në makth për banorët e Lushnjes.
Laert Haxhiu ishte fëmijë i mitur kur banda e drejtuar nga Aldo Bare, i dogji shtëpinë dhe disa vite më vonë në 2005 i vrau dhe vëllanë, Klodian Haxhiu.

Mirëpo vitet kaluan dhe minorenët Bilbili dhe Haxhiu u rritën dhe prej gati 10 vitesh, janë kthyer në gjakatarë të pamëshirshëm, duke goditur njëri pas tjetrit anëtarët e bandës së Lushnjes, që drejtohej nga Aldo Bare, tashmë në burg.

Dyshja Haxhiu-Bilbili, që prej disa vitesh po hakmerret në Lushnjë, akuzohet për një seri krimesh.
E ndërsa sot në pranga ka rënë Orgest Bilbili, në arrati dhe mjaft aktiv duket se vijon të jetë miku i tij i ngushtë Laert Haxhiu.

Në ditët në vijim Bilbili do dalë para gjykatës së Tiranë për t’u njohur me akuzën e ngritura për “Kanosje me armë ndaj punonjësit të policisë” dhe vrasje të kryer në dëm të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në Lushnje.

Shqiptarja.com

Tags: orgest bilbili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.