12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, të cilët vdekur në Itali, pasi humbën betejën me COVID, janë nisur nga porti i Barit mbrëmjen e djeshme, për të ardhur në Durrës.
Raportohet se nga shteti fqinj janë nisur 8 furgona bashkë me trupat pajetë. Trupat e pajetë do të përcillen për në banesën e fundit ne vendet e tyre, vetëm nga pa pak familjarë, për shkak të rregullave të vendosura në kuadër të situatës me COVID.
“Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit”, shkruante faqja italiane teksa publikonte fotot e fotografit, Francesco Saccente disa dite me pare.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/