Policia ben me dije se ngjara ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës”.
Dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.
Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.
Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/