Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I prekuri me koronavirus ikën nga spitali ku mbahej i izoluar, detajet nga Kosova

08/04/2020
I prekuri me koronavirus ikën nga spitali ku mbahej i izoluar, detajet nga Kosova
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë ditës së hënë rreth orës 11:00, një person i moshës 51 vjeçare  kishte kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK’së, pasi që kishte marrë lëndime të krahut derisa ishte në punë. Por, me të mbërritur në Emergjencë, përveç thyerjes së krahut, mjekët kishin vërejtur tek ai edhe shenja se mund të ishte prekur me Covid 19, apo koronavirus.

Personin në fjalë, i cili sot u konfirmua edhe zyrtarisht se është i prekur nga Covid 19,  mjekët e emergjencës dje e kishin izoluar në dhomat e veçanta, i ishin marrë testet për t’a vërtetuar virusin në trupin e tij.

Mirëpo ky person nuk i kishte pritur rezultatet dhe kishte ikur nga dhoma e veçantë ku po mbahej anipse në korridoret e Emergjencës kishte pasur edhe zyrtarë policorë.

Gazeta Express shkruan se mjekët e kishin lajmëruar policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë.

Këto informacione ia dhanë Expressit në kushte anonimiteti sot gjatë ditës, punonjësit e Klinikës Emergjente

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Emërgjencës.

Megjithëkëtë, personi në fjalë i lindur në vitin 1969 nga Malisheva u lokalizua nga Policia. Testi i analizave të tij doli sot nga ana e IKSHP’së ku u konfirmua se ai u prek nga Covid 19.

/DRONI.al/

Tags: Arratiseti semuriKoronavirusiKosove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.