Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardh Spahia: Skandaloze strategiia ‘fajin e kane qytetaret’

04/04/2020
Arrestimi “live”/ Bardh Spahia rrëfen momentin: Policët nuk e dinin as përse po më ndalonin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish deputeti i Shkodres, Bardh Spahia ka reaguar pas declaratave per shperndarjen e infektimit ne Shkoder.

Reagimi i Spahise:

E pabesueshme kur edhe gati një muaj pas shfaqjes së rastit të parë me COVID-19, “strategjia” e kësaj qeverie është vetëm izolimi! Gjithologu i Surrelit dhe kukullat e tij, vazhdojnë të mbjellin terror, të kërcënojnë me ndëshkime, të anatemojnë qytetarë e të nxjerrin policinë e ushtrinë në rrugë. Vetëm kaq fatkeqësisht! Kaq është puna e tyre për t’u përballur me epideminë! Dikush duhet t’u shpjegojë kuptimin e fjalëve ”virus” e “pandemi”, se mbase fillojnë e iluminohen, se nuk kontrollohet vetëm përmes izolimit. Karantinimi pa masat e tjera, nuk ka peshën e duhur në përballjen me virusin! Qytetarët në përgjithësi po bëjnë pjesën e tyre, po cfarë dreqin po bën qeveria? Këtë nuk na e thotë as gjithologu e as marionetat e veta, që luajnë rolin e ministres, apo të specialistëve të shëndetit publik! Si mund t’u lihet përgjegjësia vetëm qytetarëve në këtë situatë? Kjo është sa skandaloze aq edhe qesharake. Pasi asnjëri prej tyre nuk u përgjigjet denoncimeve e pyetjeve që do qetësonin qytetarët, se shteti i tyre po sillet apo jo njëlloj si në vendet e tjera:

– Cfarë masash shëndetësore janë marrë? A po ndryshojnë ato, në përputhje me numrat në rritje? Perse kjo mungese e plote transparence?
– Përse nuk respektohet protokolli edhe për personelin shëndetësor kur janë identifikuar të prekur? Rastet nga Shkodra jane shtuar vrullshem, por nga ana e strukturave qeveritare ka patur vetëm heshtje!
– Përse nuk rriten testimet, sic po e kërkon në mënyrë të përsëritur edhe OBSH në Tiranë?
– Perse nuk testohen stafet mjekesore dhe shtresa te tjera me risk te larte?
– Sa teste kryhen në ditë sepse sipas denoncimeve që na vijnë, shifra është më e ulët se e pretenduara 100?
– Sa është shifra reale e të infektuarve? Po e viktimave?
– Sa është shifra e të karantinuarve për shkak të dyshimeve për Koronavirus?
– Përse në spital shtrohen pacientët që shkojnë në gradë të fundit?
– Përse Shqiperia ka perqindjen me te larte te vdekshmerise krahasuar edhe me rajonin, si dhe numrin me te ulet te testimeve?
– Cila është pjesa e përgjegjësisë së autoriteteve për rritjen e papritur të rasteve në Shkodër? 12 raste pozitive nga 15 testime dje, 9 raste pozitive nga 17 testime të reja sot, dhe akoma asnje shtim te testimeve. Nderkohe qe me kete fluks te prekurish do te duhej qe urgjentisht vetem ne Shkoder te beheshin mbi 1000 testime. Kaq budallenj i dini njerëzit, sa të besojnë se është vetëm faji i tyre, kur denoncimet nga Shkodra p.sh. kanë qenë të vazhdueshme por fatkeqesisht te gjitha kane rene ne vesh te shurdher?
– A e dini se sot secili qytetar, edhe pa qenë mjek, arrin të informohet përmes TV e internetit se si po përballen vendet e tjera me Koronavirusin?
Pra krahas moralit për sjelljen e qytetarëve, gjithologu duhet të thotë se përse nuk vepron sipas protokolleve të OBSH, e eksperiencave të vendeve të tjera, nga ato më të fuqishmet e deri tek vendet e rajonit.

Tags: Bardh spahia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.