Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Mos spekulloni, nuk jemi në luftë, jemi vetëm përballë një epidemie’

04/04/2020
Ja si kryhet analiza e koronavirusit, testimi kushton pak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti Tritan Shehu permes nje shkrimi në rrjetet sociale, është përpjekur të qetësoje publikun shqiptar lidhur me ato çfarë dëgjojnë në çdo ditë sa i perket koronavirusit.

Shehu thotë se nuk duhet te spekullojmë dhe as të kemi frikë nga deklaratat që ngjallin panik, pasi kjo epidemi, si shumë të tjera me parë, do të kalojë, por kerkon realizim dhe shumë strategji.

Shehu i referohet vetem nje problemi qe Shqiperia ka ne kete momente, perqindjen me te larte te vdekshmerise ne rajon, dhe per kete ai sugjeron kryerjen e sa me shume testeve per te ulur perhapjen.

POSTIMI I SHEHUT

Mos spekulloni, nuk jemi ne lufte, jemi vetem perballe nje epidemie! Nqs edhe para pak humbi jeten nje pacient tjeter, qe do te vazhdonte te jetonte pavaresisht semundjeve shoqeruese, kjo ndodhi nga nje infeksion viral, jo nga ndonje predhe.

Ai i ndjere nqs u shtrua me vonese ne spital, kjo ndodhi sepse hallkat e sistemit shendetesor nuk funksionojne si duhet nga mjeku i familjes, jo sepse u bllokua diku nga “luftime” apo rruges nga “aviacioni” armik.

Nqs shifrat e vdekshmerise sone jane me te lartat edhe ne rajon, nqs metodat invazive te terapise intensive nuk po japin rezultate si kudo, ketu nuk mund te akuzohen ato metoda, por kushtet jo bashkekohore teknike te reparteve tona te reanimacionit, gje qe nuk e ka shkaktuar ndonje sabotim i “komandove” armike, por lenia ne kete nivel e sistemit tone nen divizen “shendetesi falas”.

Nqs ne vazhdojme te mos realizojme test, test, test, kjo nuk vjen se laboratoret tane jane bere “kolaboracioniste”, por sepse nuk duam ta realizojme kete.

Pra mos te fshihemi mbas termave spekulative si “lufte”, kasapane, bomba etj, qe vetem ndotin ambjentin, nuk ka asgje te tille e nuk do te kete se njerezimi disa here eshte perballuar me epidemi e ka fituar edhe kur nuk kishte dijet, mjetet e mundesite e sotme.

Ka vetem nje ballafaqim me nje epidemi ku ne e Rajoni jemi sot ne nje “faze te bute”, qe vertet eshte nje prove per cdo shtet e sistemet shendetesore, ballafaqim qe duhet perballur me realizem, strategji, transparence e vendosmeri, me sa me pak humbje njerezore e ekonomike, e jo duke kerkuar te fshehesh pergjegjesite e mos pregatitjeve e mungesen e vizionit mbas “luftrave” a “gjemave” imagjinare. Kjo sjellje jashte realitetit vetem shton rreziqet e pasojat negative.

/DRONI.al/

Tags: epidemiajo luftekomentKoronavirusitritan Shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.