Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha kundër propozimit për qeramarrësit: Duhet të subvencionohen nga shteti! Të anullohen koncesionet dhe shpenzimet e panevojshme!

03/04/2020
“Dërgimi i 30 mjekëve në Itali”, reagon Basha: Kërkoj vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët tanë këtu…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i opozites reagoi diten e sotme lidhur me propozimin e fundit te qeverise, ku u shpreh kundër propozimit të kryeministrit Rama për shtyrje të qirave. Sipas tij, kjo nuk është zgjidhje, pasi qiramarrësit edhe pas dy muajsh nuk do të kenë para për ti paguar.

“Zgjidhja është të ndërpresësh çdo lloj shpenzimi, çdo lloj angazhimi tjetër financiar dhe ta çosh të gjithën këtu, njësoj si një familje kur është në hall. Çfarë bëjmë? Një familje kur është në hall ka fjala bie një shpenzim të madh për të bërë apo apo ka një borxh të madh për të larë. Cfarë bëjmë? Mblidhet edhe shikon çfarë mund të bëjmë, çfarë shpenzimi mund të ndërpresim, çfarë mund të shesim për ta përballur këtë hall. Kjo është ajo që kemi kërkuar për familjen e madhe, për shoqërinë, ku administratori ka për detyrë pikërisht të bëjë këtë: Të ndërpresë çdo lloj shpenzimi tjetër”,-argumentoi Basha.

Pyetje: Çfarë zgjidhje?

Lulzim Basha: 120 milionë euro kontrata koncensionare. Pse ngurohet? Po hyjmë në muajin e dytë të epidemisë. Pse ngurohet të anullohen këto 120 milionë kontrata koncensionare?

Pyetje: A mund të ndërpriten shërbimet ndaj qytetarëve zoti Basha?

Lulzim Basha: Për çfarë shërbimesh e keni fjalën? E keni fjaën për kontrata, afera të pastra. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë më kontrata ndërtimi 3-fish, 4-fish çmimi. Një pjesë prej tyre ka të bëjë me para që hidhen për gjëra që nuk ekzistojnë. Incerneratori I Fierit nuk ekziston. Pra nuk bëhet fjalë, këto janë justifikime të kota.

Pyetje: Cilat shërbime të tjera duhet të ndërpriten?

Lulzim Basha: Të 12 kontratat koncensionare të 10 oligarkëve, 120 milionë euro për këtë vit Janë një rezervë e cila duhet të vendoset urgjentisht në funksion të epidemisë, në funksion të krizës, në funksion të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Plus 40 milionë euro shpenzime operative plus 100 milionë euro investime publike të planifikuara këtë vit përbëjnë 260 milionë euro. Por pyetja është fare e thjeshtë. Po Kosova ku e gjen mundësinë që të bëjë një paketë 3 herë më të madhe se Shqipëria kur ka një buxhet 2 herë më të vogël se Shqipëria? Pra buxheti I shtetit të Kosovës, I Republikës se Kosovës është 2 herë më i vogël se Shqipëria. Paketa e parë është 3 herë më e madhe se Shqipëria. Dhe çfarë bën me këtë paketë? Financon 50% të qerave, të atyre bizneseve që janë mbyllur. Ndërsa këtu hidhen hapa të cilat e heqin përgjegjësinë nga qeveria dhe e kalojnë në hapa që mund të çojnë në përplasje midis njerëzve.

Padiskutim që qeramarrësit janë në vështirësi, prandaj kemi propozuar që prej 3 javësh që ata të financohen, të subvencionohen, të kenë një pagë, një përfitim minimal, për qeranë, për dritat, për ujin. Por në vend që të ndodhë kjo, në vend që të zgjidhet qesja për qytetarët, vazhdon mbahet e mbyllur qesja e koncensioneve.

Pyetje: Ku do të gjenden këto para?

Lulzim Basha: Sapo ua thoshë 120 milionë euro koncensione, 100 milionë euro të investimeve publike. 40 milionë euro shpenzime publike. Si fillim 260 milionë euro. Më falni, ku i gjeti Kosova paratë? Pra paratë janë, por duhet të ketë një vullnet për të ndihmuar qytetarët, për të ndihmuar… kjo është një betejë për jetën. Nuk pyetet për asgjë tjetër. Duhen marrë vendime të mëdha, duhen marrë vendime të shpejta.

Pyetje: A nuk mendoni se anullimi i koncensioneve do të sjellë një gropë në buxhetin e shtetit?

Lulzim Basha: Po si? Si e mendoni gropën? Gropën e kanë sjellë koncensionet. Janë koncensionet ato që e kanë gërmuar gropën, jo tani, kanë 2-3 vjet. Ajo që po them është fare e thjeshtë. Që kur jemi në një kohë lufte për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, jo vetëm koncensionet, por çdo lloj shpenzimi tjetër duhet anulluar dhe duhet çuar në drejtim të këtyre 3 prioriteteve: shëndetit, jetës dhe mirëqënies së qytetarëve dhe pa bërë këtë ne do të vazhdojmë si Shqipëri të jemi disa hapa mbrapa Kosovës. Nuk po krahasohemi me vendet e tjera. Sot Kosova ka njoftuar se do të bëjë një paketë tjetër ndihme, ndërkohë paketa jonë e parë anemike e dobët, që në parim duhet të ndihmojë 1/3 e shqiptarëve akoma nuk ka filluar të japë efektet e saj.

/DRONI.al/

Tags: Bashapagesapropozimiqeratereagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.