Shkodra këmbanë alarmi/Basha presion qeverisë: Urgjentisht të bëhet testimi masiv

Shkodra këmbanë alarmi/Basha presion qeverisë: Urgjentisht të bëhet testimi masiv

79
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bën presion publik qeverisë të marrë masa urgjente për testimin masiv si parakushti për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme dhe aggresive të virusit.

Në një intervistë për TV Ora, Basha kërkon që testimi në Shqipëri të jetë prioritet siç është në Maqedonine e Veriut.

Lulzim Basha: Ne jemi tek gjysma e testeve të Maqedonisë se Veriut. Testimi, testimi, nuk është vënë kot theksi sepse e gjithë  sakrifika për të qëndruar në shtëpi dhe të izoluar mund të na shkojë kot nëse nuk arrijmë të identifikojmë të gjithë ata që janë prekur apo infektuar bartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër.

Mungesa e testimit masivi po penalizon të gjithë shqiptarët. Kërkesa nr 1 që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht. Të bëhet mobilizimi I të gjithë resurseve. Ata më të rrezikuarit, personeli mjekësor, personeli I forcave të armatosura, forcave të rendit, personeli I shërbimit administrative, dhe punonjës të ndërmarrjeve private që janë në kontkat me njerëzit ti nënshtrohen testimit.

 Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të prerë zinxhirin e infektimit. Nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës, nëse të infektuarit nuk izolohen dhe brenda familjes apo në rastet kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen kjo sakrificë shkon dëm.” 

Shkodra kembane alarmi

Basha nënvizon se Rama duhet të hedhë hapat që duhet të hedhë, të braktisë masën e testimeve të ulëta dhe të adaptojë atë të testimit publik.

INTERVISTA E PLOTE 

Thelbi i propozimit tonë është që buxheti i shtetit urgjentisht të ndërpriste çdolloj aktiviteti tjetër, çdo lloj shpenzimi tjetër dhe të gjitha fondet të shkonin në tre drejtime jetike. E para jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha.

Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë.Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arrijmë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv.

Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve.
Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër.

Së dyti, gjithë personeli i Forcave të Rendit, i Forcave të Armatosura, i gjithë personeli i shërbimit administrativ që është në kontakt me njerëzit, të githë ata punonjës të sipërmarrjes private që janë në kontakt me njenëse janë të infektuar, të kenë mundësinë të dinë një orë e më parë nëse janë të prekur, nëse janë të rrezikuar nga koronavirusi.

Pyetje: Çfarë do të sillte sipas jush testimi në masë i qytetarëve shqiptarë ?

Basha: Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të ndërprerë zinxhirin të infektimit. Pra, nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës. Në qoftë se të infektuarit nuk izolohen edhe brenda familjes apo në ato raste kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen, atëherë kjo sakrificë shkon dëm.

Ndërprerja e zinxhirit të infektimit si parakusht për të ngaladalësuar përphapjen e mëtejshem dhe agresive të virusit kërkon testim masiv dhe pa diskutim kjo kërkon që testimi të jetë prioritet, siç është në Maqedoni ku siç e thashë, ndonëse ka filluar me vonesë, më vonë se Shqipëria ka më shumë se dyfishin e numrin e të testuarve. Shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Shkodër. Është një këmbanë alarmi ajo që ka ndodhur dje në Shkodër.

Pyetje: Kjo që po thoni është shqetësim real apo keni ju të dhëna të tjera edhe nga rrethet për një tjetër numër të prekurish nga COVID-19?

Lulzim Basha: Pyetja është fare e thjeshtë për çdo shqiptar. Në qoftë se ne nuk testojmë në mënyrë realiste, si mund ta dimë që kjo është përmasa reale. Edhe vetë mjekët po thonë që kjo është maja e ajsbergut. Dhe merrni shembullin e djeshëm në Shkodër 15 të testuar, 12 të infektuar. Çfaër do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Shqiëpria është shumë vonë me testimin.

Pyetje: Pse nguroni qeveria sipas jush për të kryer testimin e plotë dhe në masë?

Basha: Nuk dua të hyj në arsyet pse nguron qeveria, sot nuk kam kohë të merrem me analizat e sjelljes, e veprimeve apo mosveprimeve të qeverisë. Detyra kryesore e opozitës dhe e imja si kreu i saj sot është të bëjë presionin maksimal publik që qeveria të hedhë hapat që duhet të hedhë. Prandaj, thirrja ime sot është të braktisë menjëherë politikën e testimeve të ulëta dhe të adoptojë testimin masiv i cili tani kudo edhe në rajon, në Europë duket që është përqasja që ndihmon më shumë në frenimin e virusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY