Policia Kufitare ne Durres godeti një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.
Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ndersa sekuetrohen steka me cigare dhe dokumente të falsifikuara.
Detajet e policise:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.
Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.
Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.
Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/