Ditën e djeshme në mediat rozë turke shkruhej se aktori i njohur dhe për publikun shqiptar Kivanç Tatlitug është prekur nga koronavirus.
Ato shkruajtën se aktori ishte kthyer nga shtëpia në mal ku kishte vajt së bashku me bashkëshorten e tij dhe është shtruar në një spital privat pas 15 ditëve të karantimit.
Por ditën e sotme aktori ka konfirmuar këto zëra me anë të një psotimi në Twitter ku shkroi:
‘Përshëndetje të gjithëve! Unë dhe gruaja ime kemi qënë për 15 ditë në vetëizolim. Por pas disa ankesave të mia u shtrova për të qënë nën vëzhgimin e spitalit.Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe jam duke pritur për rezultatin e testit. Do t’ju mbaj të informuar.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/