Snowden: Paralele me të shkuarën, pse Italia goditet fort nga epidemitë

Snowden: Paralele me të shkuarën, pse Italia goditet fort nga epidemitë

193
0
Shares

“Për të kuptuar më mirë coronavirusin duhet të kthejmë vështrimin në pandemitë e shekujve të kaluar”. Kështu thotë historiani i Yale, profesori Frank M. Snowden, në një intervistë të dhënë me Skype nga Italia, i karantinuar në Romë, ku ka shkuar për të bërë kërkime në arkivat e Vatikanit. Sipas tij në mesin e shekullit XIV, Italia ka qenë “vendi më i rrënuar në Evropë nga Murtaja e Zezë”, Edhe në shekullin XXI, është ndër vendet më të goditura nga Covid-19.

Snoëwden, autor i librit “Epidemitë dhe Shoqëritë: Nga Murtaja e Zezë e deri më sot”, që është një studim i sëmundjeve infektive dhe ndikimit të tyre social, shton se sado e largët, diçka e ngjashme me ditët sotme, ka ndodhur edhe kur murtaja bubonike goditi Londrën në 1665. Fillimi i epidemisë ka qenë i papritur, thotë historiani: “Tregtia u mbyll shpejt, dhe çdo aktivitet ekonomik u zhduk. Qyteti ngriti spitale për të izoluar të sëmurët. Në rrugë digjej squfur për të pastruar ajrin. Rreth 100 mijë londinezë – afër një e katërta e popullsisë, e barabartë me dy milion sot – vdiqën.

Shumë nga ata kryen vetëvrasje duke “hedhur veten në Tamiz pasi nuk e duronin tmerrin që ndodhte me trupin e tyre dhe dhimbjen përvëluese në nyjet limfatike – simptoma klasike e murtajës bubonike. Rendi shoqëror u prish ndërsa autoritetet ikën. Punonjës të “funeraleve” shkonin derë më derë, duke mbledhur kufoma kundrejt një tarife dhe shpesh duke plaçkitur pasuritë e të mbijetuarve.

Gjithçka ishte shkaktuar nga bakteri i pleshtit Yersinia pestis. Kjo trashëgimi tregon se edhe në rastin e koronavirusit jemi po aq të sfiduar. Me gjithë aftësinë biomjekësore të Perëndimit modern, disa nga mjetet e tij kanë rezultuar të dobëta kundër një sëmundjeje që për çudi na vendos në situatë të ngjashme me atë të shekullit XIV.

Paralelen mund ta vazhdojmë edhe me karantinën. Qindra miliona amerikanë dhe evropianë janë izoluar në shtëpitë e tyre në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Izolimi si mbrojtje kundër sëmundjes infektive u përdor edhe në qytetet-shtetet e Venecias dhe Firences. Italia ishte qendra e tregtisë mesdhetare dhe murtaja mbërriti në 1347 me anije tregtare.

Pas rasteve të murtajës, marina veneciane përfundimisht filloi të detyrojë marinarët që mbërrinin në port për t’u mbyllur në një ishull aty pranë, ku mbaheshin 40 ditë – kuaranta – një kohëzgjatje me domethënie biblike. Strategjia funksionoi pasi pleshtat me sëmundje ngordhën dhe i sëmuri ose vdiq ose u shërua. “Ne mund t’i gjejmë rrënjët e shumë aspekteve të shëndetit modern që në Rilindje,” shton profesori. Një shembull tjetër është edhe “kostumi i murtajës” prej dylli që vishnin mjekët. Ajo i ngjante rrobave mjekësore të ditëve moderne – por me një sqep të gjatë që përmbante barishte.

Ata  mendonin se ashtu “pastronin ajrin që thithnin “. Veshja “në të vërtetë kishte një vlerë mbrojtëse”, thotë Snoëden, sepse dylli largonte pleshtat që bartnin sëmundjen. Përpjekjet kundër sëmundjes ndryshuan në mënyrë dramatike edhe marrëdhëniet e evropianëve me qeverinë. “Fjorentinët themeluan ato që quheshin magjistratë shëndetësorë, të cilët janë paraardhësit e atyre që ne sot i quajmë borde të shëndetit ose departamente të shëndetit,” shpjegon Snowden.

“Të pajisur me fuqi të veçanta juridike”, ata koordinuan masat kundër murtajës. Murtaja ishte më traumatike sesa një sulm ushtarak dhe përgjigjia ishte shpesh me egërsi luftrake. Një masë e marrë ishte një “kordon sanitar”, ose rrethimi i qytetit me ushtarë, i cili nuk lejonin askënd të hynte apo të dilte jashtë. Kordonet u vendosën rregullisht në qytetet evropiane në kohë sëmudjesh, duke çuar në terror dhe dhunë. Në shekullin e 18-të, ushtria austriake “për të parandaluar që murtaja bubonike të ngjitej në Gadishullin Ballkanik dhe në Evropën Perëndimore” ndaloi të gjithë udhëtarët.

Sociologu Charles Tilly (1929-2008) argumenton këtë mënyrë të njohur me shprehjen “lufta bëri shtetin”. Epidemitë patën efekte të ngjashme, duke kërkuar “angazhim ushtarak, administrim, financë dhe gjithë angazhimin tjetër”, thotë Z. Snowden. “Rojet u vendosën edhe në prag të shtëpive të njerëzve që kishin sëmundjen dhe askush nuk lejohej të hynte e të dilte që aty “.

Ndërkohë që ka edhe ndryshime të dukshme. Në një kohë që murtaja pa zgjerimin e saj duke u shtrirë nga fshatrat në qytetet e në kryeqytetet kombëtare, koronavirusi po i tejkalon shtetet kombe. Kjo është më e dukshme në Bashkimin Evropian, ku vendet anëtare po reagojnë. Kufijtë e hapur brenda BE-së janë mbyllur, dhe disa vende kanë kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore. Virusi ka rritur tensionet midis SHBA dhe Kinës, pasi Pekini përpiqet të mbrojë imazhin e tij dhe amerikanët janë të  shqetësuar për furnizimet e tyre mjekësore.

Koronavirusi po kërcënon “sinonimet ekonomike dhe politike të globalizmit, dhe duke i bërë ata të dalin zbuluar në një farë mase,” thotë Snowden. Ai vëren se “koronavirusi është thelbësisht një sëmundje e globalizmit”. Virusi po godet më rëndë në qytetet që janë “me popullsi të dendur dhe të lidhura me linja të shpejta ajrore dhe të gjithë llojet e tjera të rrjeteve ndërlidhëse.”

Sëmundja infektive mund të ndryshojë edhe vetë peizazhin fizik. Snowden vëren se kur Napoleoni III rindërtoi Parisin në mesin e shekullit të 19-të, një nga objektivat e tij ishte mbrojtja kundër kolerës: “Qe ajo ide që kushtëzoi ndërtimin e bulevardeve të gjera, ku dielli dhe drita mund të hynin lirisht.” Kolera gjithashtu nxiti vendosjen e rregullave të reja për “ndërtimin e shtëpive dhe  standardet e pastërtisë”. Në rastin e coronavirusit ai thotë se nëse viruset e frymëmarrjes bëhen një tipar më i vazhdueshëm i jetës në Perëndim, ndryshimet në transportin publik do të duhen zbatuar, ashtu siç Napoleoni bëri dikur me ndërtimet.

Coronavirusi është shumë më pak vdekjeprurës, por ai është vërtet kërcënues për botën moderne. Snowden thotë se pas Luftës së Dytë Botërore “kishte një besim të plotë se të gjitha sëmundjet infektive ishin një e kaluar.” Sëmundjet kronike dhe trashëgimore do të mbeten, por “infeksionet, sëmundjet ngjitëse dhe pandemitë, nuk do të ekzistojnë më me zhvillimin e shkencës”. Që nga vitet 1990 – veçanërisht shpërthimi i gripit të shpendëve të vitit 1997 – ekspertët kanë kuptuar se “ka ende  shumë e më shumë sëmundje epidemike”, veçanërisht infeksione të frymëmarrjes që kalojnë nga kafshët te njerëzit. Koronavirusi i ri e kapi Perëndimin në befasi të plotë.

Është shumë herët për të thënë se çfarë pasojash politike dhe ekonomike do të lërë kjo pandemi. Siç thotë Snoëden, “ka shumë më tepër gjëra që nuk dihen sesa dihen.” Megjithatë prapë jemi në dorë të fatit. Evropianët e Rilindjes shpesh vuanin një sëmundje të egër, origjinën dhe mekanizmat e të cilës nuk i kuptonin. Sot shkenca është e aftë për shumë më tepër. Por modernizmi gjithashtu po tregon që shoqëritë tona janë të prekshme dhe në panik po njëlloj si venedikasit e shekullit XIV.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY