Basha poston statusin e Soreces ne Facebook, para se Soreca ta fshije...

Basha poston statusin e Soreces ne Facebook, para se Soreca ta fshije ate me vone!

191
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha shperndan postimin e ambasadorit te BE, Luigi Soreca ne Twitter pas dy oresh. Sic duket sot e paska marre sigurine se Soreca nuk do ta fshije shume shpejt postimin e tij pas nje bisede online qe beri me kreun e opozites.

Tri dite me heret ambasadori Soreca e fshiu nje postim qe i kushtohej nje bisede me Bashen pasi e kishte publikuar ate per disa pore ne faqen e Komisionit, zyra e Shqiperise. Soreca nuk dha asnje shpjegim dhe as Basha nuk tha sot nese kishte marre ndonje shpjegim nga Soreca per fshirjen e njoftimit.

Postimii Bashes:

‪Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë.

Postimi i Soreces:

“Bisedë e frytshme sot me Lulzim Bashën mbi bisedimet e pranimit pas vendimit të javës së kaluar të #KeshillitEvropian. Njohëm rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam se ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh Konferencën e parë Ndërqeveritare. Kjo përpjekje e tërë shoqërisë do të ketë nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës.
Ne gjithashtu folëm për mbështetjen e #BE-së 🇪🇺 për #Shqipërinë 🇦🇱 në luftën e vazhdueshme kundër #COVID19 dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar,” Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca në Twitter

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY