Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHENIM/ Pse nuk duhet të neglizhojmë çdo të çmendur!

31/03/2020
“Top ten” të Artan Fugës, ja pse e pëlqen edhe emisionin  Aldo Morning Show
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artan Fuga

Në lëndën e epistemologjisë të medias, bashkëbisedoja me studentët për teoritë logjike të Witgensteinit. Ku ai thotë se vetëm zakoni na bën të besojmë kot dhe pa asnjë arsye se ajo që ekziston tani do të ekzistojë edhe pas një sekonde.

Shohim Malin e Dajtit. Kthejmë vështrimin në drejtim të Durrësit. Dhe besojmë pa pikë dyshimi, por pa provë, se përsëri po t’a rikthejmë kokën andej Mali i Dajtit do të jetë po atje dhe nuk do të jetë tretur në dhé.

Hapim derën dhe dalim në korridor me bindjen pa asnjë arsye sikur korridori që kemi lënë atje pas dere prej një ore gjendet po aty. Dhe dalim pa menduar ku vemë këmbën.

Shohim qytete pa këmbë njeriu, i rrimë njeri tjetrit larg, kemi frikë t’u afrohemi të tjerëve nga frika se të tjerët janë vetë vdekja!!!

Cudi më të madhe nuk do të kishim imagjinuar. Po të na e thoshte dikush këtë para tre muajsh do t’a merrnim për të cmendur.

Prandaj nuk thoshte kot ai filozofi i madh Bergsoni, mos i përbuzni të cmendurit!!! Nuk i dihet!

Asgjë e pabesueshme nuk është më epabesueshme!!!

Unë ajo që pres tani pas kësaj gjendjeje apokaliptike është mbërritja e alienëve.

Të vijnë vizitorët të pushtojnë Planetin.

Të vendosin pushtetin e tyre dhe të vazhdojëjeta me jashtëtokësorë!

Kjo do të ishte tanimë një çudi më e madhe sesa kjo që përjetojmë.

Një ëndërr, një halucinacion, një çmenduri.

Por, ja që duhet ta jetojmë! Të adoptohemi!

Witgenstein sa janë mobilizuar kundër teje!

Ti ke pasur të drejtë!

Ti edhe Spinoza shekuj para teje! Njeriu ndihet mirë kur ka parasysh atë që e njeh sepse është e zakonshmlja. Dhe pret të zakonshmen.

Epooo, ja që nuk është veçse një besim, një paragjykim.

Cuditë na presin!

Tags: ARTAN FUGA KORONAVIRUS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Votohet qeveria e re e Kosovës me Kryeninistër Albin Kurti

Rezultatet preliminare në Kosovë: Vetëvendosje kryeson me 42.7% të votave

07/06/2026
Për 5 orë mijëra protestues marshojnë në Tiranë, vijojnë thirrjet kundër qeverisë

Për 5 orë mijëra protestues marshojnë në Tiranë, vijojnë thirrjet kundër qeverisë

07/06/2026
KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

07/06/2026
Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

07/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Votohet qeveria e re e Kosovës me Kryeninistër Albin Kurti

Rezultatet preliminare në Kosovë: Vetëvendosje kryeson me 42.7% të votave

07/06/2026
Për 5 orë mijëra protestues marshojnë në Tiranë, vijojnë thirrjet kundër qeverisë

Për 5 orë mijëra protestues marshojnë në Tiranë, vijojnë thirrjet kundër qeverisë

07/06/2026
KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

07/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.