Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”Jo debat politik”, Basha në komunikim virtual me gazetarët: Qeveria të rritë numrin e testimeve

31/03/2020
VIDEO/”Jo debat politik”, Basha në komunikim virtual me gazetarët: Qeveria të rritë numrin e testimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha po zhvillon nje komunikim dhe bisedim online me te gjithe gazetaret e politikes ne vend, nje komunikim virtual i cili jep mundesine dhe per pyetje-pergjigje.

Kreu i opozites eshte i vendosur dhe kembengul fort per masat ne aspektin ekonomik qe qeveria duhet te fokusohet dhe te investoje.

Basha permend dhe tenderat e fundit te cilat vijojne te jepen nga qeveria, dy prej te cilave lidhen me blerjen e disa qeleve dhe tjetra 1,5 mln euro te dhena nga Xhaçka dhe Rama, denoncim i bere pak minuta me pare nga ish-deputeti Alibeaj.

Në një komunikim për mediat, Basha ka theksuar se në këtë situate emergjencë, tashmë prej 3 javësh, barrën më të madhe dhe kryesore po e mbajnë qytetarët, të cilët sipas tij, i janë përgjikgjur me përgjegjshmëri të plotë situatës.

Ai kujtoi kërkesat e bëra nga ana e PD, tashmë prej tre javësh, për planin e ardhjes në ndihmë të familjeve, binzesit të madh dhe të vogël, duhet të vihen në zbatim për të dalë nga kjo pandemi me sa më pak dhimbje. Basha kerkon heqjen dore nga tenderat dhe 120 milione eurot koncesione, te cilat me ligjin e fatkeqesise natyrore mund te anulohen lehtesisht.

Sipas tij, autoritetet dhe qeveria, duhet të bëjë me urgjencë, testimet e qytetarëve. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të ndërprerë zinxhirin e infektimit në vend.

“Qeveria te beje transparente sa testime behen, cfare po behet per testimin masive, sa jane kapacitetet”- tha ai, duke kerkuar rritje te testimeve.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/523074275246974/

Pyetje: Çfarë mendoni se nuk po bën mirë qeveria Rama sa i përket masave që ka ndërmarrë ndaj COVID-19 dhe si kjo situatë mund të ishte menaxhuar më mirë sipas jush?

Lulzim Basha: Së pari dua ta bëj të qartë se kjo nuk është koha për një debat politik. Kjo nuk është koha për të treguar përgjegjësitë për ato që nuk janë bërë apo që janë bërë me vonesë. Qëllimi i kësaj konference për shtyp është që përmes vetëdijësimit qytetar dhe përmes kërkesave që ne paraqesim për interesin e qytetarëve, për jetën e tyre, për sigurinë e tyre, për mirëqenien e tyre, të mundësojmë që veprimet të kryhen ashtu siç duhet dhe të kryhen në kohë. Pa diskutim, do të ketë një kohë kur të kërkojmë llogari, ku të kërkojmë përgjegjësitë për hapat e hedhur me vonesë dhe kur të kërkojmë të bëhet një transparencë totale se pse ndodhi kjo dhe kush është përgjegjës për këtë. Po kjo nuk është koha për të bërë këtë. Tani është koha për të përqendruar të gjithë energjitë tona, të gjithë fokusin tonë dhe të gjithë vemendjen tonë, te kalimi me sukses me sa më pak viktima, me sa më pak humbje jetësh, me sa më pak dhimbje të kësaj epidemie.

Ajo që duhet bërë me urgjencë është ajo që po vënë theksin gjithmonë e më shumë ekspertët: testimet si mënyra për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe për të ndërprerë zinxhirin infektues. Dhe në këtë kuadër nuk kemi akoma informacion se sa materiale testuese ka në dispozicion vendi ynë. Nuk e dimë se çfarë po bëhet për testimin masiv të mjekëve, testimin e punonjësve të policisë apo të forcave të armatosura që janë në terren, punonjësve të furave të bukës, dyqaneve ushqimore, zyrave të shërbimit, të gazetarëve, të mediave që po kështu jeni në terren. Psh në Maqedoni dimë që ka 13 pika testuese. Dimë që Kosova mori së fundmi 7 mijë kite testuese. Po Shqipëria pse nuk ka transparencë?! Uroj që mos të fshihet diçka pas kësaj dhe i kërkoj qeverisë urgjentisht të bëjë transparente: sa pajisje testuese ka? Sa pika testimi ka të hapura? Sa pika testimi do të hapë? Kostoja e testimit sipas ekspertëve është 3-4 euro si në Shqipëri dhe në Kosovë. Pra kostoja e mjaftueshme për të blerë kite testuese për ta shtrirë testimin sa më masiv, natyrisht nuk mund të bëhet për gjithë popullsinë, po sa më masive sipas analizës së riskut, është shumë më pak se shumat marramendëse që kemi dëgjuar të tenderohen këto ditë për kontrata betoni.

Ndërkohë që numri i testimeve është i ulët dhe një nga gjërat që dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme që s’ka lekë, është hapur një tender 411 milion lekë për zyrat e Spitalit të Traumës. Nuk është prioritet mobelimi, arredimi apo fasadat e spitalit të Traumës. Prioritet për shëndetin e mjekëve në spitalin e Traumës, për shëndetin kudo të mjekëve infermierëve, personelit shëndetësor, është marrja me urgjencë e paisjeve të mjaftueshme për testimin e tyre. Që do të thotë: kitet testuese, pajisjet testuese. Tani teknologjia po ecën shumë shpejt, koha e testimit po shkurtohet, është e pafalshme që mjekët nërradhë të parë që janë më të ekspozuarit bashkë me personelin shëndetësor, të presin me ditë të tëra për t’u testuar, me ditë të tëra për të marrë përgjigjen e testimit, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në kontakt me kolegët e tyre, në kontakt me pacientë dhe, në këtë mënyrë, ata që në fakt duhet të jenë vija mbrojtëse ndaj sëmundjes, shpesh herë për shkak të këtyre mangësive, kthehen në shkak që të karantinohen, të vetëkarantinohen ata dhe kolegët e tyre.

Ndaj kërkesa kryesore që kam sot sa i përket administrimit në kuptimin shëndetësor të krizës është të ndryshojë kryekëput qasja e këtyre tre javëve, të sigurohen mjaftueshëm pajisje testuese dhe kite testimi dhe të shtrihet testimi në mënyrë masive si e vetmja rrugë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe për të ndërprerë zinxhirin infektues. Kjo është e dmosdoshme që sakrifica 3 javore e gjithë shqiptarëve mos të shkojë kot. Kjo është e domosdoshme që të mbajmë të ulët numrin e të infektuarve dhe të mbajmë nën kontroll numrin e viktimave.

/DRONI.al.

Tags: BashaGazetareKomunikimKoronavirusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.