Salvini publikon videon: Ne 2015 kronika e tv italian per koronavirusin qe...

Salvini publikon videon: Ne 2015 kronika e tv italian per koronavirusin qe po prodhohej ne Kine

1833
0
Shares

Akuzave te medias shteterore kineze se koronavirusi erdhi nga Italia iu pergjigj me se miri politikani i njohur italian , ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini.

Ai ka publikuar një video nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm.

“E pabesueshme Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit. Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.

https://www.facebook.com/252306033154/posts/10157524242653155/?vh=e

Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.

Mediet shtetëore kineze e kanë lidhur ditet e fundit prejardhjen e pandemisë së koronavirusit me Italinë pasi një profesor nga Milano tha se mjekët kanë vërejtur raste shumë të çuditshme të pneumonisë që në pjesën e parë të nëntorit të vitit të kaluar.

Pekini tashmë po e kundërshton vlerësimin e gjerë se qytetit Wuhan në Kinë është vendi ku ka filluar të përhapet virusi i ri pasi rastet e reja atje kanë rënë.

Disa gazeta dhe televizone shtetërore në Kinë, përfshirë gazetën “The Global Times” dhe televizionin “CCTV” e kanë shfrytëzuar deklaratën e profesorit italian, Giuseppe Remuzzi.

Gazeta “The Global Times” raportoi se virusi ka mundur të ketë qenë duke u përhapur në Itali para shpërthimit të epidemisë në Kinë.

Ndërkohë televizioni “CCTB” e citoi një intervistë tjetër të profesorit Remuzzi, ku theksonte se një formë e panjohur e pneumonisë ishte shfaqur në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në një intervistë tjetër për faqen e pavarur kineze “DeepTech”, profesori italian tha se qëllimi kryesor i komente të tij të mëhershme ishte të theksonte se para sa kohësh ka mundur të jetë përhapur virusi para se të zbulohej e jo për ta gjetur vendin e parë të përhapjes. / DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY