Ndeshja ‘zero’ në San Siro dhe fundjava e 7-8 marsit mbollën vdekjet...

Ndeshja ‘zero’ në San Siro dhe fundjava e 7-8 marsit mbollën vdekjet në masë në Itali

195
0
Shares

Duke parë numrin e madh të infektimeve ditët e para të marsit po mendohet se arsyeja e shpërthimit në Itali të jetë ndeshja e 19 shkurtit në San Siro mes Atalantës dhe Valencias, e vlefshme për fazën e eliminimeve direkte në Champions League.

Mbi 40 mijë veta ishin të pranishëm në stadium, disa mendohet të prekur nga koronavirusi, por asimptomatikë. Atalanta-Valencia mund të jetë ‘ndeshja zero’, thotë për ‘Corriere della Sera’ virologu Francescio Le Foche.

Ajo që tani njihet si ‘katastrofa e Bergamos’ nisi nga ajo ndeshje, beson Le Foche. Një çmenduri me porta të hapura, mijëra njerëz që përqafoheshin dhe shtrëngoheshin duke shpërndarë diçka shumë të frikshme. Një terren ideal për virusin që më vonë u lëshua nëpër Lombardi e brenda pak ditësh kudo në Itali.

Rajoni më i prekur është Lombardia me shifra tronditëse.

Gazeta ‘Il Giorno’ shkruan se ky rajon po paguan edhe për “fundjavën e çmendur të 7-8 marsit” kur njerëzit vërshuan nëpër rrugë dhe parqe pasi ishte një ditë e bukur pranvere. Të dhënat, që po shihen tani, janë ato të shpërthimit të virusit në atë fundjavë.

Megjithatë, ka një fije shpresë në këtë rajon, pasi niveli i infeksioneve po rritet me 10 përqind, ndërsa më parë ka qenë afër 30 përqind.

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit

Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarve ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY