Edi Rama shkarkon ministrin Lleshaj nga drejtimi i Këshillit

Edi Rama shkarkon ministrin Lleshaj nga drejtimi i Këshillit

1334
0
Shares

Qeveria ka marrë vendimin për të ndryshuar të gjithë këshillin drejtues së Autoritetit Civil I cili drejtohej nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Me ane te nje vendimi te posaçem te botuar ne Fletoren Zyrtare, qeveria ka emeruar kryetar te Keshillit Drejtues Dritan Gjonbalajn.

Ndersa  si anetar ka emeruar Elira Kokonen, Arta Gurabardhi. Evis Mamaj dhe Artan Shkrelin.

Në një kohë kur Ministri i Brendshëm duhet të ishte në krye të aksionit për zbatimin e masave ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit, duket se Sandër Lleshaj është mbyllur në karantinë tashmë prej muajsh, duke lënë në terren vetëm punonjës policie, pa “gjeneral”.

Por siç është përfolur në media, heshtja e Lleshajt, në këtë periudhë ku duhet të ishte protagonist, lidhet me një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, shkruan faxneës.

Siç mësohet nga mediat gjatë mbledhjes së qeverisë dy javë më parë ka pasur një debat të ashpër midis tyre, ku tensioni ka arritur deri aty sa në duf e sipër, kryeministri e ka përzënë nga mbledhja e qeverisë ministrin e Brendshëm duke e “përcjellë” me hakërrimet  “zhduku mos të të shoh më”.

Përplasja duket se ka sjellë edhe vendimin e kryeministrit për ta shkarkuar nga ky post.faxnews

“VENDIMNr.221, datë 12.3.2020PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLITDREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVILNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10 233, datë11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tëInfrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Emërimin në detyrë të kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit tëAviacionit Civil, si më poshtë vijon:- Z. Dritan Gjonbalaj, kryetar;- Znj. Elira Kokona, anëtar;- Znj. Arta Gurabardhi, anëtar;- Znj. Evis Mamaj, anëtar;- Z. Artan Shkreli, anëtar.2. Vendimi nr.752, datë 13.12.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe tëanëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, shfuqizohet.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY