Ngërçi në Kosovë/Mustafa mbledh 40 firma për mocionin ndaj Kurtit, reagon dhe...

Ngërçi në Kosovë/Mustafa mbledh 40 firma për mocionin ndaj Kurtit, reagon dhe BE

153
0
Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Partia e cila ende është pjesë e kësaj Qeverie, ka siguruar më shumë se 40 nënshkrime për të thirrur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Sipas mediave kosovare, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se këto nënshkrime do të dorëzohen sot në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, sot lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë sinjale se iniciativa e tij për të rrëzuar Kurtin mund të evitohet nëse ky i fundit heq taksën 100 % siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse kthen mbrapa vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe nëse i kërkon falje LDK-së.

Kundër rrëzimit të Qeverisë në këtë kohë është edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Tuabadel.

Ajo ka thënë se nëse procedohet me mocionin e LDK-së dhe rrëzohet Kurti, atëherë një zhvillim i tillë do të jetë katastrofal për Kosovën.

Ndersa nga ana tjeter, Kreu i Qeverisë Albin Kurti, ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Nga data 1 prill ndërkaq do të hyjë në fuqi reciprociteti i plotë me dy shtetet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY