SHENIM/ Skandali i SMS ne Top Channel, sulm kunder Bashes pas propozimeve...

SHENIM/ Skandali i SMS ne Top Channel, sulm kunder Bashes pas propozimeve per krizen e koronavirusit

472
0
Shares

Brenda nje emisioni ne Top Channel iu be diversion kreut PD Lulzim Basha duke lexuar nje mesazh fake nga ky i fundit ne formen e pyetjes per Kryeministrin e ftuar ne kete emision.

Drejtuesja e emisionit Eni Vasili lexoi pak a shume kete pyetje krejt papritur: Zoti Rama a jeni gati te me lironi vendin mua qe te drejtoi une qeverisjen.

Pyetja ishte nisur nga Basha me SMS, tha moseratorja.

Rama e kishte gati batuten: Mos ja ka marre kush telefonin Bashes…

Pas pak minutash Basha nisi nje mesazh ku thote se nuk ka nisur asnje mesazh ne telefonin e Vasilit dhe aq me pak me ate permbajtje. Mesazhi ka ardhur nga zyrat e propogandes se kryeministrit, tha ai. Besohet se heren e dyte Eni Vasili ishte e bindur se po komunikonte me Bashen.

Ka dy mundesi per kete skenar per te sulmuar Bashen pas propozimeve te dobishme qe ai ka dhene keto dite per krizen e koronavirusit:

– ose moderatorja Eni Vasili ka pranuar te perfshihet ne kete skenar qe synon relativizimin e Bashes permes nje pyetjeje naive ne nje emision te ndjekur me Kryeministrin Rama duke avantazhuar kete te fundit, cfare ajo e mohoi ne fund te emisionit dhe publikoi screen-s e mesazheve.

-ose kompania celulare ku e ka kontraten gazetarja ia ka faturuar kete mesazh nga numri i Bashes njesoj sic na faturoi ne vend te ziles, mesazhin zanor te Rames per 24 ore.

-ose hakera te ndryshem, per interes te PR te qeverise kane nderhyre serish tek tel e gazetares duke derguar nje mesazh fake.

Me kete rast eshte imediate qe gazetarja te shpjegoje deri ne fund se pse ky mesazh u lexua ne televizion, po ashtu shpjegimi duhet bere edhe nga televizioni, me shume per veten se sa per Bashen pasi ne kete rast eshte prekur rende edhe integriteti i emisionit, edhe i televizionit, edhe i gazetares.

Nderkaq dy kompanite celulare por kryesisht kompania qe ka kontraten e gazetares duhet te beje transparencen e mesazhit.

Se fundi zyra e komunikimit te Kryeministrit duhet te sqaroje pozicionin e vet ne kete skandal. / DRONI.al

Dialogu ne emision:

Eni Vasili: Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz

Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Eni Vasili: Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY