DOKUMENTI/”129 milion lekë të rinj për kompaninë që i sjell më shpejt”,...

DOKUMENTI/”129 milion lekë të rinj për kompaninë që i sjell më shpejt”, Qeveria hap tender për respiratorët

120
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje që përdoren për pacientet që kanë probleme me frymëmarrjen dhe që kanë nevojë për ndihmën e aparaturave për të mbijetuar.

Prekja e mushkërive është një nga komplikacionet më të rënda që kanë personat e infektuar nga koronavirusi.

Tenderi është publikuar ditën e djeshme dhe në objektin është: “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”

Në këtë dokumente, theksohet se afati kohor për dorëzimin e ofertave është: data 18.3.2020.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129, 727.371 lekë, (njëqind e njëzet e nëntë milion e shtatëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH.

Ndërkohë që ajo që bie në sy janë termat e tenderit, ku me 60 pikë do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY