Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E pësojnë keq ‘të pabindurit’/4 persona të arrestuar, 245 shoferëve u hiqen patentat

17/03/2020
E pësojnë keq ‘të pabindurit’/4 persona të arrestuar, 245 shoferëve u hiqen patentat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, 4 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 pasagjer.

Ndërkohë, sekuestrohen nga Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, 12.400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta bankash zvicerane.

“Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 245 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit.” njofton policia.

NJOFTIMI 

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e ndalim qarkullimit të automjeteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, 4 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 pasagjer.

Sekuestrohen nga Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, 12.400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta bankash zvicerane.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 245 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi E. K.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës i kanë dhëne shenjë për të ndaluar mjetit tip BMW me targa të huaja, në dalje të kryeqytetit, me drejtues shtetasin M. K, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, duke u bërë rrezik serioz për veten dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ku në tentativë për t’u larguar, ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës, që po e ndiqnin pa ndërprerje, deri sa ka braktisur mjetin në një rrugë rurale në afërsi të Vorës dhe janë larguar në këmbë, por falë ndjekjes nga afër janë prangosur nga efektivët e rrugores, të dy personat dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore e procedurale.

Gjatë kontrollit në mjet dhe në trup, Policia gjeti dhe sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K.

Arrestimi i shtetasit M. K., u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në Cërrik, shtetasi G. Dh., 40 vjeç, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shalës”, Belsh. Edhe në momentin e kapjes dhe gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është prangosur dhe shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në Fier, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 29 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Në Dibër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. ZH., 23 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, u kap duke drejtuar automjetin tip furgon, pa dokumentacion dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.

DurimBashkëDoJaDalim👮🏻♀🤝👨⚕

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/679789386165579/?t=29

/DRONI.al/

Tags: policiashoferettirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.