Lajmerim i rendesishem per drejtuesit e makinave: Mos e vrisni mendjen per...

Lajmerim i rendesishem per drejtuesit e makinave: Mos e vrisni mendjen per kolaudimin

783
0
Shares

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe lajmeroi se nuk do te llogariten kamatëvonesat dhe nuk penalizohen kur u skadon kolaudimi i automjetit gjatë periudhës së vetëizolimit për shkak të covid-19.

“Çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve.

Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi.

Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba! Edhe për kolaudimin, ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!”, njofton Gonxhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY