FOTO/Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike nxjerrin dekret: Pezullohen të gjitha aktivitetet për besimtarët

FOTO/Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike nxjerrin dekret: Pezullohen të gjitha aktivitetet për besimtarët

69
0
Shares

Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike kane reaguar se fundmi duke u pergjigjur pozitivisht masave qe qeveria bëri me dije diten e djeshme, per te ndaluar perhapjen e koronavirusit.

Nepermjet nje njoftimi per shtyp, ata bejne me dije se kane firmosur nje dekret,ne te cilen japin informacione lidhur me pezullimin e çdo aktiviteti kishtar deri ne nje moment te dyte.

DEKRET

Fort të dashur meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare, besimtarë,

Duke vlerësuar situatën e ditëve të fundit e krijuar nga Covid-19 në Shqipëri, duke pasur parasysh urdhëresën nr. 132, datë 08.03.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, po ashtu Letrën e Konferencës Ipeshkvore të datës 29 shkurt 2020, duke vlerësuar përvojën e kishave si motra në vende të tjera, pas konsultimit me specialistë të fushës e duke i thirrur sensit të përgjegjësisë si Ipeshkëvinj të Kishës Katolike në Shqipëri:

Dekretojmë

Pezullimin e të gjithë aktiviteteve dioqezane dhe famullitare në KishënKatolikenë Shqipërinë të cilat parashikohet pjesmarrja dhe grumbullimi I popullit deri me datë 3 prill 2020 e që konkretisht do të thotë:

– Pezullimin e të gjitha kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë;

– Pezullimin e katekizmit, për fëmijë e të rritur;

– Pezullimin e të gjitha aktiviteteve të tjera të programuara, dioqezane dhe famullitare, me fëmijët dhe të rriturit;

– Pezullimin e të gjitha kurseve të formimit pranë qëndrave tona komunitare.

Ndërkohë, ftojmë famullitarët që:

– të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale;

– të garantojnë rrëfimin personal duke ruajtur distancat e duhura e duke garantuar edhe sekretin e bisedës;

– të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi dhe për ata të pranishëm, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë;

– të garantohet Sakramenti i Vajimit për të sëmurët në rastet kur kërkohet, duke ndjekur rregullat e duhura higjenike;

– të garantohen funeralet duke shmangur mbledhjen e popullit, por duke bërë lutjen në momentin e mbylljes së arkivolit dhe në momentin e vendosjes në varr;

– kishat të rrinë të hapura për lutjen personale gjatë ditës, duke informuar dhe këshilluar njerëzit që të mbajnë distancën e duhur nga njëri-tjetri.

Po ashtu ftojmë të gjithë besimtarët katolikë që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjueshëm ndaj rregullave dhe udhëzimeve të nxjerra nga organet përkatëse për përballimin e situatës.

Të jemi të vetëdijshëm për sakrificën që duhet të bëjmë të gjithë bashkë për të mirën e njerëzve dhe shëndetit të tyre.

Të vazhdojmë, të dashur besimtarë t’i lutemi Hyjit në familjet dhe në shtëpitë tona për këtë situatë që të kalojë sa më shpejt në vendin tonë dhe në të gjithë botën.

Ky dekret do të hyjë në fuqi nesër, e premte, 13 mars.

Dhënë nga Selia e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, me datë 12 mars 2020

Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY