I shpalluri në kërkim shkakton probleme në Tiranë, dalin detajet e operacionit,...

I shpalluri në kërkim shkakton probleme në Tiranë, dalin detajet e operacionit, në pranga dhe disa të tjerë

138
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve ishte në kërkim, si edhe është proceduar një tjetër.

Sipas policisë, vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 40 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. D., 21 vjeç. Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”,-njofton policia.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY