Adi Krasta, pse gazetari mos te merret me politike!

Adi Krasta, pse gazetari mos te merret me politike!

127
0
Shares

Gazetari Adri Krasta në një refleksion të tij në skenën e Teatrit Kombëtar rezervoi një përgjigje për “miqtë” politikanë që e këshillojnë të merret me botën e spektaklit.

Ai renditi disa momente kyçe të karrierës së tij gazetareske prej opozitari, mes të cilave drurin në ’95 dhe intervistën me nënën e kryeministrit Rama.

Adi Krasta: Dua të them një gjë për teknologjinë e spektaklit dhe angazhimin njerëzor të gazetarëve në jetën politike. Kam vënë re që ma qajnë hallin se po merrem me programe politike dhe sidomos nga njerëzit dashnorë të partive në pushtet më japin ndonjë këshillë ku me dashamirësi, ku me ndonjë kunj, ku me ndonjë sharje apo kërcënim. Thonë mos u merr me politikën ti. Merru me spektaklin. Por ata kanë harruar që spektakli është politik, sot është informacion, unë politik kam qenë gjithmonë. Në 1994 kam qenë kundër referendumit të Presidencës, kam bërë program. Më ka thirrur drejtori dhe më ka thënë do të hash dru. Në 1995 hëngra dru. Pastaj kur bëheshin luftra të mëdha të fundit mendova nga pikëpamja editoriale se zonja Aneta Rama kishte të drejtën të fliste në televizion. Kundër reaksionit të përgjithshëm e mora dhe i bëra një intervistë të vërtetë që të dëgjohet domosdoshmërisht dhe zëri i saj.Pastaj vazhdimisht kam menduar se do të duhet të them realisht atë që mendoj.Nuk bëj dot ndryshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY