Ky është qyteti shqiptar, ku Erdogan pas daljes nga burgu ka jetuar...

Ky është qyteti shqiptar, ku Erdogan pas daljes nga burgu ka jetuar tre muaj

377
0
Shares

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte dënuar dekada më parë për nxitje të dhunës dhe të urrejtjes fetare e racore.

Një gjykatë kishte urdhëruar burgosjen e tij për dhjetë muaj, por Erdogan, asokohe kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999.

Pas daljes së tij nga burgu, ish-numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, ka jetuar tre muaj në një qytet shqiptarësh.

Erdogan, që sot përveç postit të presidentit të Turqisë mban edhe postin e kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ka kaluar një pjesë të vogël të jetës së tij në Tetovë.

Për jetesën e Erdoganit në qytetin me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka treguar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. /Express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY