DW citon zyrtarin e CDU-së: Ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të...

DW citon zyrtarin e CDU-së: Ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen

98
0
Shares

Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi pritet të merret në samitin e rregullt të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të marsit. Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminalitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Vendeve të Ulëta ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Falenski tha se aktualisht grupi parlamentar CDU/CSU po përpiqet t’ia mbushte mendjen kolegëve nga Vendet Ulëta që të jepnin po-në e tyre për Shqipërinë.

Hans Joachim Falenski, i cili është një nga këshilltarët e vjetër dhe me shumë influence në politikën e Bundestagut ndaj Shqipërisë  u shpreh pozitivisht për ndërtimin e SPAK-ut dhe institucioneve ndihmëse të tij.

Por nga ana tjetër, ai kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Falenski e vuri theksin te fakti që korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet në mënyrë të pamjaftueshme. ‘Gjashtë dënime dhe 12 arrestime. Kjo është komplet e papranueshme, duke patur parasysh situatën’, tha ai,.

Falenski, i cili në fund të muajit të shkurt ndodhej në Shqipëri për të marrë një dekoratë nga presidenti Ilir Meta, e vuri theksin te kushti i vendosur nga Bundestagu për gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun.

‘Bundestagu ka kërkuar që ata të ndiqen penalisht, por deri tani nuk po ndiqet asnjë, çka është komplet e papranueshme’, tha këshiltari. Akoma më ‘skandaloze’ quajti ai zvarritjen që po bëhet në lidhje me akuzën për blerje votash.’

Ne po shohim se dosjet po shtyhen sa andej-këndej nga Dibra në Tiranë. Askush nuk dëshiron ta prekë ‘pataten e nxhehtë’,  tha Falenski, ‘megjithë në fakt përgjegjës për këtë është vetëm SPAK-u,’ Sipas Falenskit, gjasat janë të mira që të merret një vendim për çeljen e negociatave  ose në fund të marsit, ose në maj, në Samitin e Zagrebit.

Pritet që konferenca e parë ndërministrore të bëhet në fund të këtij viti, por sipas Falenskit, vetëm nëse janë miratuar dy parakushtet e vendosura nga Bundestagu: Fillimi i Reformës zgjedhore dhe vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese.

Në panelin e organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni i Evropës, dega e Gjermanisë, ishin ftuar të diskutonin Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Bojan Mariçiq, koordinator për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ambasadorja  gjermane Susanne Schuetz, ish-ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, sot e ngarkuara e qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet anëtare të EFTA-s,si dhe deputeti i gjelbërt, Manuel Sarraszin, i cili tashmë është edhe president i Shoqatës së  Evropës Juglindore, një shoqate me ndikim në politikën e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Si deputeti i gjelbër ashtu edhe ambasadorja gjermane Schütz e theksuan edhe njëherë domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Përsëritja e  Jo-së do ta humbasë edhe më tej besueshmërinë e rajonit ndaj BE-së argumentuan ata./Deutsche Welle

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY