Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD paraprin rreziqet: Arsyet pse ligji i pronësisë është anti-kushtetues, ne do ta rrëzojmë

05/03/2020
PD paraprin rreziqet: Arsyet pse ligji i pronësisë është anti-kushtetues, ne do ta rrëzojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike, nepermjet Jorida Tabakut ka renditur 5 arsyet pse ligji për Kalimin e Pronësisë që miraton kryeministri Rama sot, është anti-kushtetues.

Sipas argumentit te Tabakut, ky ligj i jep Ramës fuqinë e një gjykate duke vendosur për kufijtë e pronës në rast konflikti gjë që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore

Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Edi Rama, ka prodhuar në 7 vjet një korpus ligjor anti-pronë dhe pro oligarkë. Synimi i këtij korpusi ligjor është zhdukja e të drejtës së qytetarit për të gëzuar pronën, vjedhjen e saj për interesa personalë të tarafit ekonomik të Ramës.

Në gjithë këtë grup ligjesh, qeveria dhe mazhoranca kanë shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Strasburgut. Të uritur për të gllabëruar e marrë çdo pronë të mundshme, mazhoranca ka dhunuar plotësisht parimin e shenjtë të Kartës të të Drejtave të Njeriut.Në projekt-ligjin për Kalimin e Pronësisë, mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat parimore të Komisionit të Venecias. Jo vetëm kaq por ajo ka ideuar një ligj akoma dhe më malinj se ai që kish propozuar më parë, duke e ndryshuar vetëm në fasadë dhe duke ruajtur brendinë e tij.

Projektligji që sot po miratohet nga votat e noterit personal të Ramës, të parlamentit ilegjitim, i kalon kompetenca ekstra ligjore agjencive të qeverisë si e si që kjo e fundit të përdorë pushtetin e saj për të kryer ndere personale. Praktikisht do të kemi disa ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri tjetrin. Ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së. Me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë kurrë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin.

Aq i pandershëm është ky ligj saqë qeveria ka vendosur që të mos mbrojë interesat ekonomik të pronarit të ligjshëm. Propozimi i cili do të votohet në kuvend, nuk i jep asnjë afat garancie të shpërblimit për tokën e grabitur pronarit. Nga ana tjetër nuk i jep as siguri për legalizimin e tij.

Sakaq, pronarët që në të drejtë të tyre kanë gëzuar një pronë për vite edhe dekada me radhë në rast të mungesës së një tapie do të konsiderohen si ilegalë. Kjo çmenduri që votohet sot në kuvendin e Shqipërisë nga noterët e krye-oligarkut Rama i kërkojnë pronarit të tokës që të ri blejë truallin e tij dhe ndërtesën e tij edhe nëse kjo është ndërtuar përpara 1991.

Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë padyshim oligarkët e shpurës së Ramës. Janë pikërisht ato që mbrohen specifikisht për gjoja investimin e tyre që njihet si qera 99 vjeçare. Në raste të tilla, kur një oligark që ka zgjeruar pronën e tij ilegalisht nga ajo çfarë ka marrë me qera, mund ta posedojë këtë pronë të grabitur me letra, lehtësisht. Madje një lehtësi e tillë bie dhe në kurrizin e pronarit privat apo publik edhe me një çmim qesharak.Në fjalë të tjera. Mjafton që një prej këtyre që ka marrë rrugët e florinjta me koncensione miliarda euro, nga veriu në jug, që të vendosë njollën e tij në një tokë private apo publike duke zgjeruar aktivitetin e tij. Dhe ai mundet të zotërojë këtë tokë për biznesin e tij në dëm të interesit të qytetarëve.Ky ligj i jep fuqi Ramës dhe vartësve të tij të kenë autoritetin e një gjykate, duke vendosur për kufinjtë e pronës në rast konflikti, të drejtë që deri më sot e kanë vetëm gjykatat në Republikën e Shqipërisë, që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore.

Komisioni i Venecias foli qartë për këtë ligj si dhe për grupin prej 10 ligjesh që PD ka vite që i denoncon. Miratimi i këtij Ligji është një hap më tej në uzurpimin e çdo hapësirë institucionale, në marrjne e çdo kompetence dhe në rrëmbimin e cdo përgjegjësie.
Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu zotohemi se do të trajtojmë pronën, pronarët dhe qytetarët që duan të gëzojnë pronën e tyre jo me parimin “prona e para”. Përkundrazi, ne do të vendosim pronën dhe gëzimin e saj primare duke vlerësuar dhe respektuar çdo zgjidhje që nuk e trajton këtë proces si formë kërcënimi, por si një mënyrë për të respektuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve.Ky ligj i vë edhe njëherë vulën Kuvendit ilegjitim, Kuvendit që ka dalë jashtë çdo funksioni. Mbron çdo interes, përveç interesat legjitime të qytetarëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Tags: arsyetjorida tabakuLigjiPDpronesia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.