Arta Dade kerkon largimin e Rames nga PS, shkaterroi partine

Arta Dade kerkon largimin e Rames nga PS, shkaterroi partine

146
0
Shares

Arta Dade, një nga figurat kyçe të Partisë Socialiste në fillim të viteve 1990-2000, bëri kritika të forta ndaj lidershipit aktual të kësaj partie, Edi Rama. Në emisionin “Arena” në RTV Ora, ajo tha se brenda PS është vrarë demokracia e brendshme, ndërsa Rama largoi nga radhët e PS në mënyrë arbitrare njerëz që kishin vlera dhe kontribute në këtë parti. Dade tha se gjithçka ndodhi pas vitit 2009.

Për Arta Daden, Edi Rama duhet të largohet nga Partia Socialiste. Duke folur në studion e emisionit “Arena”, Dade u shpreh se ajo dhe shumë socialsitë kanë të njëjtin shqetësim, ndihen të papërfaqësuar. Sipas saj, Partia Socialiste ka bërë hapa pas, pasi tani ka në krye të shtetit që dikur kanë qenë pjesë e sistemit komunist.

Arta Dade: Kam ditë që e them që Rama duhet të largohet dhe kishte mundësinë t`i jepte një zgjidhje situatës së krijuar. Ka ende njerëz në PS që mendojnë se PS mund të reformohet. Ka mjaft anëtarë të Partisë Socialsite që kanë këtë shqetësimin që kam dhe unë. Unë kam pasur kontakte me një grup të madh të rinjsh, kemi bërë një bisedë për marrëdhëniet rajonale, dhe pas këtij takimi me shumë të rinj biseduam, që ishin të majtë, por që nuk përfaqësohen. E njëjta gjë është dhe me gratë. PS është një vlerë kombëtare. Ka kaluar dy opozita, ka kaluar një mandat dy vjeçar në qeverisje. Këto rekorde duhen çbërë tashmë. Kemi një autoritarizëm, vetëm kryeministri po rrëshket. Nuk ruan më tiparet e një force të së majtës. Ne u afruam për ti dhënë një imazh tjetër kësja force politike. Tani rezulton se ata që kanë qenë figura para 1990, tani vazhdojnë të jenë në krye të shtetit. Tani kemi bërë hapa mbrapa.

Më tej, Arta Dade tregoi edhe se çfarë synonte mocioni për reformimin e Partisë Socialiste. Ajo tha se ndër pikat kyçe është kufizimi i mandatit të kryetarit, rikthimi i sistemit të vitit 2008 apo konkurrenca brenda partisë për zgjedhjen në poste publike.

Arta Dade: Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë. Mocioni ka qenë i një grupi njerëzish. Ne do të dalim, pasi u prit të merrej një përgjigje institucionale. Mocioni ka të bëjë me një reformim dhe është përditësuar me shqetësimet që ne kemi. Të ndryshohet sistemi i 2008, të kufizohet mandati i kryetari. E treta kërkohet të ketë një proces përzgjedhje të përcaktuar kandidaturat. Kur ka qenë sistemi që ne zgjidheshim direkt ishte një listë që votoheshin në rang rrethesh. Kjo duhet të jetë dhe për deputetët dhe për kryetarët e bashkisë. Kjo do krijonte ato rrjetat që të mos penetrojnë njerëz me rekorde kriminale. Elementët që ne kemi kërkuar përmes mocionit kanë të bëjnë me një koherencë të përditësuar madje.

Arta Dade, nga studio e emisionit “Arena” në RTV Ora, u shpreh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën në zgjedhjet e 30-qershorit të vitit 2019. Duke folur për mocionin drejtuar Kongresit, ku ajo së bashku me anëtarë të tjerë kërkuan reformimin e Partisë, Dade tha se në PS kryesia është shndërruar në institucion “kukull”. Ndërsa pohoi se vetë anëtarësia e Partisë Socialiste ka refuzuar Edi Ramën me mos daljen për të votuar në 30 qershor.

Arta Dade: U kam një vit që kam artikuluar disa kundërshti të mijat për mënyrën se si veprohet brenda PS. Mocioni iu drejtua Kongresit. Unë nuk doja ta çoja te Kryesia, sepse unë kam refuzuar të jem pjesë e asaj kryesie. Ajo është një institucion kukull dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kam lexuar komente në media. Kanë marrë detyra që sipas statutit të jenë poste të zgjedhura, ndërsa këta janë emëruar. 

Janë disa dukuri që në PS nuk kanë ndodhur kurrë. Një përpjekje për të reformuar këtë parti, pasi ka shumë anëtarë të partisë nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në këtë parti. Fakti që në zgjedhjet lokale, unë besoj se kanë marrë pjesë 12-15%, dhe dihej që nuk ishin zgjedhje por votime, unë mendoj se zgjedhjet u bojkotuan dhe nga anëtarësia e Partisë Socialiste. Unë mendoj që këto vota që nuk shkuan te PS, ku shkojnë? Është një refuzim që iu bë Kryeministrit.

Arta Dade: Unë Kongresin e kam ndjekur nga televizioni. Sado bëra përpjekje të mos e ndiqja, por mesaduket brenda meje vazhdon të jetë shqetësimi për këtë forcë politike që i kushtuam 27 vjet të jetës. Kam qenë e nderuar që kam qenë në krah të personaliteteve për ti dhënë një fytyrë të re partisë. Si mua ka dhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe sidomos pas 2009, personalitete të spikatura në fushën e tyre. Sigurisht që kjo ka qenë në mënyrë arbitrare. Sepse nëse dikush e lë karrierën sepse nuk zgjidhet dhe nuk zbaton rregullat e partisë, kjo është normale. Por kjo ka ardhur si rezultat i mbytjes së demokracisë së brendshme në parti.

Sipas saj, në Kongresin e PS, nuk u dëgjua më fjala “rilindje”, por të gjithë çirreshin për Partinë Socialiste. Dade u shpreh se në Kongres u sollën njerëzit me lista nga bashkitë.

Arta Dade: Kjo mori theks në veçanti pas ndryshimeve kushtetuese të 2008. Nëse forcat politike nëse do kishin demokracinë  e brendshme mund ti jepnin Shqipërisë një parlament të mirë. Kjo nuk bë, u dha një kartë që është keqpërdorur kryetarëve të partisë. Në rastin konkret i dha një kartë Edi Ramës. Në Kongres unë nuk dëgjova asnjë folës të artikulonte fjalën “rilindje”. Madje çirreshin për Partinë Socialiste. Nëse nuk zgjidhet kryetari i partisë, nuk zgjidhet asnjë strukturë tjetër. Takimi ishte manifestim, pasi gratë dhe rininë nuk quhet Kongres. Janë sjellë njerëzit me kuota, janë sjellë me lista na bashkitë. Veprimtaria për rininë ishte manifestim. oranews.tv

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY