Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, shkak fatkeqësia në familjen e avokatit...

Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, shkak fatkeqësia në familjen e avokatit të njohur

165
0
Shares

Një fatkeqësi familjare e avokatit Maksim Haxhia ka bërë të shtyhet sërish procesi gjyqësor për dosjen e 613 kg kokainë, me të pandehur Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun.

Procesi ka ngecur në fazën e mbrojtjes dhe më pas vendimit të Gjykatës, ndërsa burime bëjnë me dije për Faxweb, se avokati Haxhia ka humbur të vëllanë e tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë më herët pretencën për Arbën Çekajn duke kërkuar për të 21 vite burg, që në rast dënimi do të konvertohej me 14 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çekaj akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, ndërsa për rreth një vit u mbajt i arrestuar në Gjermani, derisa u vendos ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY